
Lavrenti Beria, kush ishte shefi i frikshëm i policisë sekrete të Stalinit
Gjatë Konferencës së Jaltës së vitit1945, Josif Stalin e eti...
Miqtë e saj do ta?vrisnin?, po ta dinë se ajo po mendon të votojë në zgjedhjet e 26 shtatorit për Demokratët e Lirë (FDP), thotë Marijana, një konsulente 39-vjeçare e PR për artet figurative. Mbështetëse gjatë gjithë jetës e Socialdemokratëve (SPD) me prirje të majtë, ajo e kishte shpërfillur gjithmonë FDP si një parti të vogël liberale, një forcë politike që u përket disa të pasurve.
Marijana ka frikë se SPD mund të bashkohet në një koalicion me Die Linke të së majtës ekstreme, për të cilën ajo mendon se është e papërgatitur të qeverisë, si dhe me të Gjelbrit në një koalicion të krahut të majtë.
Nëse fushata zgjedhore në Gjermani nuk ka qenë e mbushur me shumë ide të reja, luhatja e sondazheve është shndërruar në një sport të preferuar javët e fundit. Tre parti të ndryshme kanë udhëhequr sondazhet gjatë 4 muajve të fundit. Pasi prej kohësh ka qenë poshtë në sondazhe, SPD është rritur ndjeshëm kohët e fundit.
Modeli ynë zgjedhor, parashikon se për herë të parë në shumë kohë shanset e SPD për të qenë në krye të një koalicioni qeverisës janë rreth 2/3. Por një numër i madh votuesish të pavendosur,shtojnë ndjeshëm pasigurinë. Megjithatë, për shkak të sistemin zgjedhor gjerman, gara e 26 shtatorit është vetëm gjysma e historisë.
Negociatat mbi ngritjen e një koalicioni qeveritar, që pasojnë ditën e zgjedhjeve do të jenë po aq të rëndësishme, dhe dy herë më komplekse, sesa votimi në fundin e këtij muaji. Një rekord prej 27 për qind e gjermanëve, i ndanë votat e tyre midis dy partive në zgjedhjet e fundit parlamentare të viti 2017.
Këtë vit skenarët e shumtë e bëjnë shumë më të ndërlikuar llogaritjen e koalicioneve të reja. Kjo pjesërisht shpjegohet nga rënia e Lagerkampf, ose ?lufta brenda kampit?. Dikur ka pasur një periudhë kur Demokristianët e qendrës së djathtë (CDU), dhe aleati i tyre bavarez, Unioni Kristiansocial (CSU) dhe FDP krijuan një ?kamp konservator? të gjerë, dhe midis SDP dhe të Gjelbërve?progresistë?.
Shumë gjermanë votuan në përputhje me rrethanat, edhe nëse rezultati ishte një ?koalicion i madh? i CDU/CSU dhe SPD. Por partitë e mëdha kanë rënë ndjeshëm në peshën e tyre elektorale, dhe në skenë kanë dalë parti të reja.
Në kushte kur partitë e vjetra janë të paafta për të fituar vetë shumicën, do të detyrohen që të ndryshojnë qasje.
Nëse në 3 debatet e para televizive midis CDU/CSU, SPD dhe kandidatëve të Gjelbër më 29 gusht munguan përplasjet e ashpra, kjo ndodhi pjesërisht sepse të paktën 2 nga 3 partitë ka të ngjarë të detyrohen të bashkëqeverisin prapë. Modeli zgjedhor i ?The Economist?, thotë se ka një shans prej 60 për qind, që asnjë qeveri dypartiake të mos jetë e mundur të krijohet pas ditës së zgjedhjeve.
Dhe për shkak se vazhdimi i ?koalicionit të madh?CDU/CSU-SPD duket i pamundur, Gjermania duket se ka shumë të ngjarë që të drejtohet për herë të parë që nga vitet 1950 nga një koalicion trepartiak. Vetë marrëveshjet para-zgjedhore ndikojnë në taktikat e fushatës elektorale.
Debati më i ashpër deri më tani ndodhi kur Armin Lashet, kandidati i CDU/CSU për kancelarin e ardhshëm, sulmoi Olaf Sholcin, rivalin e tij të SPD, duke i thënë se dështoi të përjashtonte tërësisht mundësinë e krijimit të një koalicioni të krahut të majtë.
Gjithsesi është vështirësisht e imagjinueshme që zoti Sholc, ministri aktual i Financave me pikëpamje të moderuara, të ftojë në qeveri Die Linke, parti e ekstremit të majtë që kërkon një afrim më të madh të Gjermanisë me Rusinë si dhe shpërbërjen e NATO-s.
Por partitë janë gati të refuzojnë koalicionet e mundshme para-zgjedhore nga frika e zvogëlimit të fuqisë së tyre pas-zgjedhore, dhe e nxitjes së një efekti domino të përjashtimeve nga partia. Në fund, Gjermania mund të qeveriset nga2 koalicione të besueshme:një koalicion i drejtuar nga SPD, apo një qeveri më konservatore e CDU/CSU, të Gjelbrit dhe FDP.
Nëse është kështu, kjo do të shkaktojë një mori negociatash, gjatë të cilave CDU/CSUdhe FDP do të përpiqen të joshin të Gjelbrit, të cilët ndërkohë do të punojnë me SPD për të tërhequr nga ana e tyre FDP. Në këto negociata në loj ëdo të jenë postet ministrore, politikat qeveritare, madje edhe emri i presidentit të ardhshëm të Gjermanisë, që do të zgjidhet në shkurtin e vitit të ardhshëm.
?Është pak a shumë si seriali ?Game of Thrones?. Askush nuk di asgjë!?-thotë Konstantin Vurtman nga Universiteti i Dyseldorfit. Ky konfuzion mund të ketë efektin paradoksal të imponimit të një zgjedhje më të thjeshtë tek votuesit gjermanë .
Në kushtet kur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve është i pamundur të parashikohet, opsioni më i zgjuar mund të jetë thjesht forcimi i pozicionit të partisë së preferuar dhe shpresimi për më të mirën. Marijana po shkon në atë drejtim. Tani që SPD ka një shans real për të drejtuar qeverinë, ajo me siguri që do t?ia japë partisë të dyja votat e saj. Kjo gjë mund të mos jetë një lëvizje aq e zgjuar sa ndarja e votës, por të paktën miqësitë e saj do të mbeten të paprekura./CNA.al
Gjatë Konferencës së Jaltës së vitit1945, Josif Stalin e eti...
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare kompozitori grek, Mikis...
Aktiviteti i gripit, ka qenë praktikisht inekzistent gjatë p...
Me avionët e fundit amerikanë që fluturonin mbi malet Hindu ...
Talebanët nuk e kontrollojnë ende të gjithë territorin e Afg...
Pasojat e dështimit të pushtimit gati 20-vjeçar amerikan të ...
Trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, duke pë...
Megjithë pandeminë dhe zjarret e pyjeve në disa pjesë të ven...
Fushata për zgjedhjet sjell të papritura: për herë të parë n...
“The EconomistNë pranverën e vitit 2004, Antonina Presnjakov...
Teksa po vëzhgoja ngjarjet e javëve të fundit – dhe po refle...
Nga Saad Mohseni “Financial Times”Kur forcat amerikane dhe f...
“Strofulla e i Ujkut” ose Wolfsschanze, është sot e rrënuar,...
Nga Jeremy Cliffe “Newstatesman”Për dekada të tëra Franca ka...
Nga Alex Orlando “Discover Magazine”Në fund të librit “Repub...
Nga David N.Bossie “Fox News”Presidentët supozohet që t’i zg...
Në fillim të muajit maj, kur vendet evropiane po prisnin një...
Presidenti Xho Bajden e menaxhoi shumë keq tërheqjen nga Afg...
Tridhjetë vjet më parë, një grup ekstremistësh komunistë vun...
Edhe pse cilësohet si dramaturgu më i suksesshëm i të gjitha...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dh...
Pelluzohet nga detyra një efektiv policie në Elbasan, ...
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i s...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligj...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në të pa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pr...
FBI-ja arrestoi dy persona, duke përfshirë udhëheqësin e n...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...