LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë zjarri në plazh/ Plagosen tre persona

1 Shtator 2021, 17:21, Kosova & Bota CNA
Të shtëna me armë zjarri në plazh/ Plagosen tre persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Kavala në Greqi.

Sipas mediave lokale raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri mes një grupi personash.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona, të cilët u transportuan me ambulanca të EKAB në Spitalin e Kavalës .

Sipas informacioneve të plagosurit janë në gjendje të rëndë ndërsa arsyet  që çuan në  incidentin e përgjakshëm mbeten të panjohura deri më tani./CNA.al

Lajmet e fundit nga