web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarri tek “Sarajet e Toptanëve/ Bashkëpronarja denoncon trashëgimtarët

17 Gusht 2021, 13:43, Aktualitet CNA

?Sarajet e Toptanit? në qendër të Tiranës u përfshi nga zjarri mesnatën e mbrëmshme. Sipas policisë zjarri ishte i qëllimtë, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë kanë kapur autorin, i cili vrapon pasi ka hedhur benzinë.

Një nga bashkëpronaret ka thënë për ABC se zjarri është vënë qëllimisht nga trashëgimtarët e tjerë për të ndërtuar pronare. Vjollca Shkreli thotë se prej 15 vitesh janë në konflikt me bashkëpronarët e tjerë të godinës, monument kulture.

?Burri im është trashëgimtar i Zija Toptanit. Kemi 15 vjet që jemi në gjykatë. Ne i disponojmë të gjitha lejet e ndërtimit. E kanë vënë qëllimisht zjarrin trashëgimtarët e Zija Toptanit. Kini kujdes sepse do digjet edhe muzeu etnografik. I vunë zjarr për të ndërtuar pallate. Ne jemi në një konflikt me njëri-tjetrin me Rajmond Toptanin, që babai i tij ka lindur këtu dhe cuditërisht nuk do ta marrim. Kam dyshime, e kanë bërë trashëgimtarët e Zija Toptani me atë të Kosovave, nuk është dorë e shtetit,? thotë ajo./CNA.al





Lajmet e fundit nga