web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pandemia shumëfishoi milionat e Zotos, biznesi i plehrave lulëzoi gjatë ‘bllokimit’

16 Gusht 2021, 14:47, Aktualitet CNA

Pandemia e Covid-19 zhyti në krizë ekonominë shqiptare, por në mënyrë paradoksale biznesi i plehrave shënoi gjatë të njëjtës periudhë një rritje galoponte të fitimeve. Rrjeti i kompanive koncensionare, me personazh qendror Klodian Zoton, kanë shumëfishuar të ardhurat gjatë vitit 2020, krahasuar me një vit më parë.

Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 përfshiu në një krizë të thellë ekonominë shqiptare, duke u shoqëruar me mbylljen ose reduktimin e aktivitetit ekonomik të mijëra bizneseve.

Ndërsa biznesi i plehrave shënoi gjatë të njëjtës periudhë një rritje galoponte të fitimeve.

Rrjeti i kompanive koncensionare, me personash qendror të dukshëm Klodian Zoton, kanë shumëfishuar të ardhurat gjatë vitit 2020, krahasuar me një vit më parë.

SYRI TV konsultoi të dhënat e bilanceve tregtare për dy vitet e fundit të shoqërive që zotërojnë kontratat koncensionare të landfilleve në Tiranë e Elbasan, si edhe të atyre që janë angazhuar në ngritjen e vend-depozitimit të mbetjeve në Sheristë të Vlorë dhe në ndërtimin e Eko-Parkut në Porto Romano.

Shifrat tregojnë se kriza jo vetëm që nuk është ndjerë për ato, por, përkundrazi, ka qenë një periudhë lulëzimi.

Landfilli i Sharrës në Tiranë është marrë me koncension nga ?Integrated Energy BV?, një kompani e regjistruar në vitin 2016, me administrator të parë Klodian Zoton.

Në vitin 2019, kompania ?IEBV? deklaroi një fitim prej 176.4 milionë lekë të reja.

Në vitin 2020, kur shqiptarët qëndruan të mbyllur për disa muaj dhe nuk kishin mundësi të punonin, koncensionari i Sharrës deklaroi fitim në vlerë rreth 612 milionë lekë të reja, ose rreth 4 herë më shumë se një vit më parë.

Një tjetër kompani, ?Integrated Technology Service?, në pronësi të Klodian Zotos, e cila po ndërton landfillin e Sheristës në Vlorë, deklaron gjithashtu rritje të ndjeshme të fitimit gjatë vitit 2020.

Në vitin 2019, ?ITS? ka deklaruar një fitim prej 102 milionë lekë të reja.

Ndërsa për vitin pandemik 2020, kompania e Zotos ka fituar 233 milionë lekë, ose më shumë se dyfishin e një viti më parë.

Një tjetër shoqëri e rrjetit Zoto, ?Albtek Energy?, e cila ka koncensionin e impiantit të mbetjeve në Elbasan, ka pasur fitime të mira gjatë pandemisë.

Në vitin 2019, kompania që është në pronësi zyrtare të Stela Gugallja, deklaroi fitimin në vlerë 29 milionë lekë të reja.

Një vit më pas, ?Albtek Energy? deklaron fitim në shumën 40 milionë lekë të reja, ose rreth 150 përqind më shumë krahasuar me një vit më parë.

Kompania ?De Mare Albania?, e lidhur në mënyrë indirekte me shoqëritë e plehrave, gjithashtu ka shumëfishuar të ardhurat e saj gjatë periudhës së pandemisë globale.

Për vitin 2019, ?De Mare deklaroi një fitim minimal prej 283 mijë lekë të reja.

Pasi kompania fitoi në mënyrë të dyshimtë tenderin për mbylljen e landfillit të Porto Romanos dhe ngritjen e një Eko-Parku, ?De Mare? dhjetra-fishoi fitimet.

Për vitin 2020, kompania me pronësi italiane, deklaron se ka fituar 47 milionë lekë, ose rreth 150 herë më shumë se një vit më parë.

Në këtë analizë mungojnë të dhënat për koncensionarin e Fierit, ?Integrated Technology Treatment Waste?, pasi ende nuk rezulton të ketë dorëzuar bilancin tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit./syri.net





Lajmet e fundit nga