web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afganët brenda javës në Shqipëri/ Qeveria i strehon në Qytetin Studenti

16 Gusht 2021, 14:22, Aktualitet CNA

Një grup i parë prej 250 afganësh pritet të mbërrijë në Shqipëri brenda kësaj jave.

Përveç hoteleve në Durrës, tek të cilat autoritetet shqiptare po shohin mundësi për strehimin etyre, n jë pjesë do të vendosen edhe në godinat në Qytetin Studenti.

Sipas asaj që shkruan Shqiptarja, bëhet me dije se godinat nr. 2 dhe nr. 4 janë përcaktuar deri tani si vendstrehimet e shtetasve afganë.

Studentëve banorë të këtyre godinave u është kërkuar që të largohen përkohësisht nga ambientet e saj, për t’u zhvendosur në godina të tjera, për të paktën tre javë./CNA.al





Lajmet e fundit nga