web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Maja e Rrunës ende në flakë/ Emergjencat Civile: Situata është problematike

17 Gusht 2021, 07:24, Aktualitet CNA

Komisionit të Mbrojtjes Civile dhe Emergjencave Prefektura Kukës ka njoftuar se situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku i Thive) Njësia administrative Malzi, vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.

?Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së,  7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 5 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Ndërkohë ka filluar ndërhyrja me helikopter?, thuhet në njoftimin e Emergjencave Civile./CNA.al





Lajmet e fundit nga