web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E konfirmon MEPJ/ Një shqiptare ka mbetur e bllokuar në Kabul

16 Gusht 2021, 14:56, Aktualitet CNA

Megjithësë autoritetet shqiptare deklaruan pak ditë më parë se në Afganistan nuk kishte më asnjë shtetas shqiptar si personel ushtarak ashtu edhe civil, MEPJ ka konfirmuar zyrtarisht sot të kundërtën.

Bëhet fjalë për një shqiptare që punon prej vitesh në Afganistan për llogari të OJF ndërkombëtare.

Ministria njofton se informacionin për shqiptaren e ka marrë pak orë më parë, pasi vajza nuk kishte deklaruar më parë pranë autoriteteve shqiptare që ishte në Afganistan.

Siç thekson Ministria e Jashtme për prej 24 orësh amerikanët po punojnë për të nxjerrë shqiptaren nga Afganistani./CNA.al





Lajmet e fundit nga