web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Oficeri i policisë humb armën e raportojnë të vjedhur

16 Gusht 2021, 17:41, Aktualitet CNA

Një oficeri policie i cili punon si specialist pranë SHÇBA, i ka humbur arma dhe njoftimin e ka dhënë vetë buletini i njoftimeve zyrtare të policisë së Shtetit gati 1 javë më parë, por është gjetur një version tjetër.

Njoftimi i bërë nga policia duket të jetë një mbulim për një skandal, që fillon me dyshimet nga kolegët e oficerit, se arma e tij i ka humbur në një lokal, por më pas kur është konstatuar, si alibi është gjetur fakti se armën ja kanë vjedhur me gjithë çantë.

Pra minimalisht kemi të bëjmë me fshehjen e të vërtetës dhe grabitjen e një oficeri policie, por as kjo nuk duket të ngrihet si informacion i plotë në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ?Shtetasi K. Q, i datëlindjes 1988, banues në Tiranë, me arsim të lartë, kallëzon se, më datë 09.08.2021, nga ora 18:00 deri në orën 21:30, në banesë tek ish Ish Fusha e  Aviacionit, persona ende të paidentifikuar, i kanë vjedhur çantën personale, ku ka patur armën e shërbimit tip ?Glok? dhe disa sende të tjera personale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve?.

Sipas këtij njoftimi thuhet vetëm ?shtetasit? dhe ?armë  shërbimi?, duke fshehur faktin se K.Q. sipas burimeve zyrtare nga Policia e kryeqytetit është një oficer policie i SHÇBA. Arma humbet kominikata e jep të vjedhur?!

Në njoftim thuhet: ?kallëzon se, më datë 09.08.2021, nga ora 18:00 deri në orën 21:30.? Pra pasdite, ose ditën për diell policit i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur canten dhe piostoletën, alibi mjaft e bukur për tu besuar. Dhe këtë e ka thënë vetë polici që ka humbur pistoletën, tek kolegët e tij që ai i  kontrrollon për korrupsion apo shkelje të ligjit.

Mesa duket hajdutët hynë në shtëpi, gjetën dhe morrën cantën e dorës të policit dhe asgjë tjetër? Hyn hajduti në një banese për një cantë dorë?

Këtë mund ta besojë kushdo por mesa duket jo kolegët e oficerit. Burime nga policia i thanë CNA.al se janë të gjitha dyshimet që polici ta ketë humbur në një lokal ku dyshohet se ka qëndruar pasdite.

Më pas është gjetur si version lehtësues ?vjedhja? e banesës së tij. Humbja e armës e ndëshkon ashpër policin, ndërsa vjedhja duket të jetë alibia të oficeri i  policisë tja hedhë paq me ligjin./CNA.al





Lajmet e fundit nga