web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen 262 kilogramë lëndë narkotike/ Shpallen në kërkim tre persona, arrestohet kryeplaku i fshatit

17 Gusht 2021, 09:37, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka sekuestruar rreth 262 kilogramë lëndë narkotike në fshatin Kaninë, pas një operacioni të koduar ?Çajret?.

Si pasojë janë shpallur në kërkim tre persona si dhe janë arrestuar kryeplaku i fshatit dhe një punonjës i OSHEE-së për veprën ?Shpërdorim të detyrës?.

Njoftimi i Policisë

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Çairet”.

Shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Vihen në pranga kryeplaku i fshatit Kaninë, për veprën penale ?Moskallëzimi i krimit” dhe një punonjës i OSHEE-së, për veprën “Shpërdorimi i detyrës”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 262 kilogram lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan me  sukses operacionin policor të koduar “Çairet”.

Si rezultat i operacionit u bë shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, shtetasve F. K., 45 vjeç, E. K., 22 vjeç dhe K. K., 20 vjeç, banues të tre në fshatin Kaninë. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi , në vendin e quajtur ?Çairet?, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit F. K., u gjetë dhe u sekuestrua 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient pranë banesës së këtij shtetasi, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe një sasi prej 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proçes tharje.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit, A. T., 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Kaninë, për veprën penale ?Moskallëzimi i krimit” dhe G. I., 51 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga