Çështja e Zvërnecit/ Rama: Nuk ka projekt të miratuar
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Në Pazarin e Vjetër të Korçës ndeshim një shumëllojshmëri baresh, restorantesh, dyqanesh artizanalë që shfaqin më së miri traditën dhe kulturën korçare, që tërheq vëmendjen e të gjithë vizitorëve. Në pjesën anësore të pazarit, ndodhet një tjetër lloj bari, ndryshe nga ata në qendër, që të jep mundësinë e qetësisë dhe relaksit nëpërmjet leximit të librave.
Në barin ?Zenido? mund të konsumojmë një kafe në ambjente arti, e të gjithë do të pyesnim çfarë gjejme tek ky ambjent? Pikërisht piktura dhe libra të autorëve të ndryshëm, të kohërave të ndryshme dhe me përmbajtje në bazë të preferencave të klientëve. Me një stil arredimi tradicional të ndërthurrur me atë klasik, ky lokal rruan ende traditën korçare, me kangjëllat e zeza, dyert prej druri dhe stilin tradicional në ambjentet e brendshme të tij.
Gjatë vizitës tonë pranë këtij lokali, u takuam me pronaren e tij, e cila na priti me shumë kënaqësi për të biseduar lidhur me këtë biznes të vogël por me shumë vlera. Adelina Evro Drenesku na ka treguar fillimisht për veten e saj dhe arsyen e vendosjes së emrit ?Zenido? për barin.

?Profesioni im është ekonomiste dhe aktualisht punoj në një bankë në Korçë. Në pamje të parë dukem si njeri serioz për shkak të punës, por vetëm njerëzit që më njohin nga afër e kuptojnë anën time të fshehur, duke kuptuar rebelizmin që kam në karakter. Kur kam qenë e vogël nuk kam qenë e fokusuar në art, pasi isha shumë e prirur ndaj lëndës së matematikës dhe çdo angazhim e lidhja me të gjatë studimeve të mia. Këtë e tregon edhe fakti se pse sot jam një ekonomiste dhe jo artiste, ndonëse në shpirt ndihem e tillë.
Emrin e lokalit e kam zgjedhur vetë personalisht, fjala ?zenido? përkthehet në shqip ?pilivesa? dhe jo më kot e kam pëlqyer këtë fjalë por s?mund ta vendosja shabllon si emërtim. Pilivesa simbolizon ndryshimin, realizimin e vetvetes dhe të kuptuarit e jetës në mënyrë më të thellë. Këtë anë tjetër të të kuptuarit të jetës e kam gjetur pikërisht gjatë leximit të librave dhe s?mund të gjeja asnjë fjalë tjetër që i përshtatej?, tregon Adelina.
Leximin e librave Adelina e ka filluar që prej moshës 19 vjeçare kur ka lexuar librat e parë që ende sot e kësaj dite janë të pandashme nga kujtimet e saj.

?Sa më shumë lexojmë, aq më shumë kuptojmë. Libri të çon në një botë tjetër, në një mënyrë tjetër të të kuptuarit të jetës dhe që në përfundim arrin realizimin e vetvetes. Prej 20 vitesh tashmë, libri është pjesë e pandarë e kohës time të lirë, kam lexuar mbi 600 vepra të ndryshme dhe pjesën më të madhe të tyre i kam vendosur në dispozicion të klientëve të cilët gjatë konsumimit të një kafeje në lokal, mund të qetësohen dhe relaksohen duke lexuar.
Në ambjentet e lokalit kam vendosur një shumëllojshmëri veprash, të stileve të ndryshme të autorëve, ku klientët mund të gjejnë vetveten, dhe mund të them se mbi 1000 libra janë pjesë e lokalit. Shumë prej tyre siç e përmenda janë marrë nga biblioteka ime personale e shtëpisë, ndërsa pjesa tjetër janë libra të rinj që klientët munden edhe ti blejnë?, shprehet Adelina.
Ndërsa e pyesim për librat e saj të preferuar, ajo zgjedh dy vepra nga dy autorë shumë të vlerësuar ndër vite, pikërisht Franc Kafka dhe Gabriel Garcia Marquez.

?Të lexuarit e librit të jep mundësinë e të lexuarit të disa jetëve, të njohësh karaktere njerëzish që mund të jenë fantazi e autorëve por ekzistojnë ne realitet. Dy librat që ende mbeten në memorie për ndjesitë që më kanë dhuruar janë ?Metamorfoza? e Kafkës, dhe ?Dashuri në kohërat e kolerës? e Marquez. Janë totalisht dy vepra të ndryshme nga njëra tjetra por që japin mesazhe shumë të forta për lexuesin.
Marquez tregon një histori dashurie platonike, ndërsa Kafka është shumë metaforik dhe ndërthurr realen me imagjinaren, pra dy botë të ndryshme. I kam lexuar më shumë se tre herë, dhe çdo herë që i lexoj, më japin ndjesi të re dhe gjithashtu kam kuptuar gjëra të reja.
Kjo tregon se jam rritur mendërisht, dhe realisht nuk mund të jap një shpjegim ashtu si e ndjej brenda shpirtit lidhur me këto dy vepra që u?a sugjeroj të rinjve t?i lexojnë, pasi mosha e madhe jam e sigurt se nuk i?u kanë shpëtuar si vepra. Megjithatë, Franc Kafka mbetet autori im i preferuar, edhe pse unë jam shumë e prirur për stilin filozofik, ky autor me të vërtet që më fut në një botë dikur të panjohur për mua?, thotë ajo.
Në lokalin ?Zenido? krahas librit, gjejmë edhe një galeri të vogël arti me piktura të vendosura në ambjentet e brendshme sapo hyn në të. Pikturat janë zgjedhur nga Adelina, dhe tregojnë që edhe ky lloj arti është ndër pasionet e saj por jo më shumë se libri.
?Vetë piktura të fut në botë tjetër, nëpërmjet ngjyrave dhe teknikave të ndryshme ajo tregon anën e bukur të saj. E kam pasion pikturën dhe në kohën e lirë pikturoj edhe vetë. Babai im ka qenë piktor, dhe arsyeja që kam vendosur piktura brenda në lokal është se më afron me figurën atërore. Mbase pasionin për pikturën e kam të trashëguar prej tij. Por nëse do të zgjidhja mes pikturës dhe librit, padyshim zgjedhja ime do të ishte LIBRI?, tregon Adelina.
Si shumë biznese të tjera, edhe ky biznes u prek shumë nga pandemia, ndonëse ishte një biznes i hapur vetëm 2 muaj para se të mbylleshin të gjitha aktivitetet, fati duket se po rikthehet për mirë në këtë sezon veror.
?Duke qënë se kaluam një vit të vështirë për shkak të pandemisë, normalisht që kemi patur shumë ndikim për sa i përket vizitorëve dhe klientëve. Që prej momentit që kam hapur lokalin, kam pritur një lloj tjetër klientele, me njerëz që preferojnë librin dhe pikturën por duket se pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga ky lloj arti.
Korça shquhet si qytet i artit dhe i kulturës, por në këndvështrimin tim po njihet më tepër si qyteti i kulinarisë tradicionale, dhe arti është lënë pas dore. Për sa i përket përshtypjeve të qytetarëve korçarë por edhe vizitorëve, ato kanë qënë shumë të mira lidhur me lokalin, por pas kalimit të pjesshëm të pandemisë, edhe frekuentimi është i pakët. Megjithatë jemi optimist për vijueshmërinë e turizmit në përgjithësi në qytet, por edhe në lokalin ?Zenido?, shprehet Adelina.
Për të gjithë lexuesit e CNA.al, ne po i?u vendosim në dispozicion edhe adresën e ?Zenido?, ku mund të relaksoheni për disa orë gjatë konsumit të kafes së mëngjesit apo edhe gjatë pasdites, nën shoqërinë e librave.
Adresa : Rruga ?Lushko Plëncka?, Pazari i Vjetër, Korçë
0698562828./CNA.al
Kisha 900-vjeçare e Shën Gjonit në Gruemirë të Malësisë së M...
Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë, ndaj dhe ata që ...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar personazhi...
Shkodra këtë sezon turistik është gati për të pritur turistë...
Një nga shfaqet më të mira dhe më të vlerësuara, “Doktor Shu...
Ekspozitat artistike duket se kohët e fundit kanë ringjallur...
Qyteti i Pogradecit mbetet një nga qytetet e preferuara që ç...
Me hapjen e sezonit turistik, atraksionet që ofrohen në zonë...
Piktori i mozaikëve, mjeshtri i pikturave me gurë pas sukses...
Deri para pak vitesh shërbente si vend për kontrabandën e na...
Të gjithë e quajnë mjeshtri i drurit. Zija Karini është 80 v...
“Popujt që harrojnë të kaluarën e tyre janë të destinuar që ...
E gjendur mbi një kodër në pjesën fundore të fshatit Zues në...
Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik 2021, dhe aktivit...
Ditën e nesërme do të rikthehen karnavalet e famshme të Korç...
Në qytetin e Korçës vazhdon të ruhet tradita e punimit të th...
Shenjtoren Nënë Tereza e njeh e gjithë bot. Ajo ka vend në ...
“Rally Albania” është një event sportiv që organizohet çdo v...
Aktori Mirush Kabashin i cili tregon si u ndje për lajmin që...
Bashkia e Pustecit në qarkun e Korçës, ka çelur zyrtarisht s...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...