
Faktet-Pse marrëveshja Rama-Basha funksionon/ Si e “vrau” Sali Berishën, dhe shiti Ilir Metën tek Rilindja
Një nga kosot më të mëdha politike që ka pasur opozita, ësht...
Gazetari Nikoll Lesi, edhe pse dikur një mbnështetës i flaktë i opozitës, tashmë duket se ka dalë hapur kundër kësaj të fundit, duke mos kursyer edhe “lavdet” per Ramen.
Në disa shkrime të publikuara së fundi në gazetën ?Koha Jonë?, Lesi ka mbajtur qëndrime mjaft të forta kundër opozitës, ndërsa në një shkrim të publikuar sot, duket se i jep ?divorcin? përfundimisht.
Në shkrimin e publikuar ndër të tjera thuhet se opozita do rrijë edhe katër vjet të tjera pa pushtet derisa të tretet nga pak e përditë, ndërsa shton se me këtë opozitë Rama rrezikon të rrijë ne pushtet deri në 2030.
?Ajo nuk është bashkë, siç ishte para 25 prillit dhe kur na bënin spektakle gjoja ?përbashkimi? dhe ?solidariteti? për të mposhtur Edi Ramën.
Kjo opozitë bënte bë e rrufe se do ta rrëzonte pushtetin mafioz të Edi Ramës me çdo kusht e çdo mënyrë, por faktet që po dalin përditë na rrënqethin pasi pikërisht kjo opozitë ditën fliste kundër oligarkëve dhe koncensionëve, ndërsa natën takonte pikërisht këta oligarkë, duke iu premtuar se koncensionet do vazhdojnë, por duan ?pjesën e tyre?, siç ia jepnin Rilindjes. Por Rama ua mori zgjedhjet, prapë. Dhe rreziku mbetet se prapë e prapë do ti marrë zgjedhjet dhe do mbretërojë deri nga viti 2030.?-shkruan gazeta e Nikoll Lesit.
Më tej, në shkrim thuhet se ?Ça është kjo Opozitë e përçarë, e çoroditur, pa strategji, pa motiv, pa kurajo, pa forcë përballje dhe që tërheq zvarrë popullin opozitar me iluzione të kota se gjoja ?Edi Rama i ka ditët e numëruara?!?
Edi Rama nuk do të ishte kryeministër nëse opozita do vendoste emra të spikatur kandidatësh për deputetë dhe të ishte e bashkuar në një listë.
Rilindja do ishte sot para drejtësisë nëse Opozita nuk bënte pazar natën me Edi Ramën dhe me një Fondacion të huaj ndërkombëtar.?.
Por, Lesi nuk ndalet me kaq, ndërsa shkruan se ?pasojat? e një opozite të përçarë po i vuan edhe ?Koha Jonë?, e cila pas disa kohësh nuk do dalë më në treg në formatin print, ?edhe për faktin se nuk beson më te kjo OPOZITË.?.
Më poshtë shkrimi i plotë:
Opozita bërtet se m?i blenë dhe u manipuluan votat me 25 prill nga Edi Rama dhe mafia vendase, në bashkëpunim me Oligarkët. Opozita vetëm bën deklarata shtypi dhe statuse në facebook për ?padrejtesitë e Kryeministrit?; ndaj opozita do rrijë edhe katër vjet të tjera pa pushtet derisa të tretet nga pak e përditë.
Ajo nuk është bashkë, siç ishte para 25 prillit dhe kur na bënin spektakle gjoja ?përbashkimi? dhe ?solidariteti? për të mposhtur Edi Ramën.
Kjo opozitë bënte bë e rrufe se do ta rrëzonte pushtetin mafioz të Edi Ramës me çdo kusht e çdo mënyrë, por faktet që po dalin përditë na rrënqethin pasi pikërisht kjo opozitë ditën fliste kundër oligarkëve dhe koncensionëve, ndërsa natën takonte pikërisht këta oligarkë, duke iu premtuar se koncensionet do vazhdojnë, por duan ?pjesën e tyre?, siç ia jepnin Rilindjes. Por Rama ua mori zgjedhjet, prapë. Dhe rreziku mbetet se prapë e prapë do ti marrë zgjedhjet dhe do mbretërojë deri nga viti 2030.
Ça është kjo Opozitë e përçarë, e çoroditur, pa strategji, pa motiv, pa kurajo, pa forcë përballje dhe që tërheq zvarrë popullin opozitar me iluzione të kota se gjoja ?Edi Rama i ka ditët e numëruara?!?
Edi Rama nuk do të ishte kryeministër nëse opozita do vendoste emra të spikatur kandidatësh për deputetë dhe të ishte e bashkuar në një listë.
Rilindja do ishte sot para drejtësisë nëse Opozita nuk bënte pazar natën me Edi Ramën dhe me një Fondacion të huaj ndërkombëtar.
E përse gazeta ?KOHA JONE? duhet të vazhdojë akoma të dalë në treg, ndërkohë që ishte në vijën e parë të zjarrit kundër mafies, pushtetit, oligarkisë dhe tiranisë; pra besoi të opozita se kishte të drejtë, por ishte opozita që shiti pushtetin me 25 prill. E pse duhet të sakrifikojë prapë gazeta KOHA JONE të shkojë te çdo lexues nëpër Shqipëri, për hir të traditës, por edhe se besonte se mund të kontribuonte në rrëzimin e një regjimi, ndërkohë që opozita tradhtoi popullin opozitar?
Gazeta ?KOHA JONE? do jetë në treg edhe disa kohë dhe më pas do lehtësojë barrën e halleve të saja duke kaluar vetëm portal online, edhe për faktin se nuk beson më te kjo OPOZITË.
Për hir të qëndrimeve të saja kritike ndaj qeverisë, që prej disa ditëve qeveria ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare të gazetës KOHA JONE vetëm se nuk ka paguar disa detyrime tatimore, pavarësisht se ishim në kohë pandemie. Ne i kërkuam një ndihmë në formë deklarate publike partive të opozitës për të denoncuar këtë akt të pashembullt të qeverisë ndaj KOHA JONE, por Opozita nuk foli dhe as nuk tha një fjalë në mbrojtje të gazetës, pra fjalës së lirë!
E pse duhet gazeta të mbrojë këtë OPOZITË!
Ndonëse gazeta po shkon kah mbylljes, edhe prej qeverisë, prapë KOHA JONE do vazhdojë web online me parimin e kahershëm dhe të përhershëm: ?Nga lufta vijmë dhe në luftë po shkojmë!?. Pra luftë kundër se keqes, kundër mafias, kundër çdo qeverie që keqqeveris.
Njerëzit duan shpresë, duan ku të mbështeten si vizion, qytetarët duan një opozitë të besueshme e jo që zihen me njeri tjetrin. PD ka kryetar Lulzim Bashën, që mori vulen e partisë dhe për katër vite të tjera, a thua se populli i revoltuar endërronte që vula e PD të ishte në duart të sigurta!
Opozita duhet të ringrihet e të mos luftojë mes vetes, duke i futur thikat njeri-tjetrit. Lulzim Basha ka përgjegjsinë e një zgjidhje të re opozitare, pasi deri tani ka dështuar. Dështoi me dorëzimin e mandatëve të deputetit, dështoi me dorëzimin 100 përqind të pushtetit vendor tek PS e tani ka fituar atë që kishte para dy viteve; hyrjen në parlament.
Ndaj kjo Opozitë ka nevojë të kthjellohet dhe të gjejë forcë për tu ringritur përballë Edi Ramës i cili do jetë përherë e më lartë në majen e pushtetëve, aqsa zor ta kap kjo Opozitë e sotme e përçarë dhe e çoroditur!
Humbjet ndodhin dhe kjo është normale në një shtet demokratik. Por Shqipëria akoma nuk është demokratike, është një përzirje hibdride mes pluralizmit, Kinës komuniste me një parti e me kapitalizëm, sikurse po zbaton modelin turk apo paksa edhe rus.
Ndaj që të vendoset demokracia që duan qytetarët e veçanërisht rinia, duhet së pari të demokratizohet vetë OPOZITA.
Me këtë OPOZITE që kemi sot nuk ka shpresa!
Fatkqesisht duhet thënë dhe nuk duhet mashtruar populli me iluzione të kota se pas katër viteve do jetë në pushtet, Opozita./CNA.al
Një nga kosot më të mëdha politike që ka pasur opozita, ësht...
Drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit...
OSBE organizoi sot në Tiranë konferencën “Përpjekje të përba...
Deputeti i PD i zgjedhur në 25 Prill Belind Këlliçi ka folur...
Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita ne...
Ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim në një aktivitet ...
Të dielën në 13 qershor, Partia Demokratike zhvilloi zgjedhj...
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur, dje vendimin e Parlame...
Zv.kryeministri Erion Braçe i ka dalë në mbrojtje kryebashki...
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf dhe kr...
Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha ka publikuar tabelë...
Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali k...
Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali d...
Kandidati për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit, ...
Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Abi Malltezi prej di...
Partia Demokratike do të mbledhë më 18 qershor Kryesinë. ABC...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj k...
Ish kandidatja për kreu e PD Edith Harxhi ka komentuar zgjed...
Fatbardh Kadilli i cili garoi për Kreun e Partisë Demokratik...
Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në shtëpinë e ...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Skënder Yzeiraj një banor i Njësisë Administrative Golem k...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Mesfushori shqiptar, Bastien Toma, do të luajë në një kampio...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të pu...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ka dhunuar...
Njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt...
Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komis...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
FBI po kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit Joe Biden...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e...
Një kërcënim i fortë për Kosovën dhe Ukrainën ka ardhur ng...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, mbërriti n...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot, më 1 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 le...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 janar 2023 k...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...