LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj fëmijëve tek kopshti “Piter Pan”/ Dorëhiqet drejtoresha, pezullohen edukatoret

31 Mars 2021, 19:36, Denoncim CNA
Dhuna ndaj fëmijëve tek kopshti “Piter Pan”/

Një ditë më parë në emisionin ?Stop? janë transmetuar pamjet e dhunës në kopshtin ?Piter Pan? në Tiranë.

Sot një ditë më pas, emisioni ?Stop? ka mësuar  se dy edukatoret  që shfaqeshin në video dhe dhunojnë fëmijët, Rajmonda Lumani dhe Laureta Sulaj janë pezulluar. Po ashtu bëhet me dije se është dorëhequr drejtoresha e këtij institucioni arsimor publik.

Po ashtu në këtë kopsht dy edukatoret e pezulluara janë zëvendësuar me staf tjetër, ndërsa është thirrur dhe një takim me prindërit e të gjithë fëmijëve.

Në emisionin ?Stop? është dërguar dhe në mesazh dhe mësohet se të gjitha pamjet e transmetuara një ditë më parë janë referuar në organet kompetente për hetime të mëtejshme.

Por drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra ka kërkuar që Prokuroria të nisë hetimet kryesisht, pasi pamjet janë të qarta dhe tregojnë dhunën ndaj fëmijëve. Po ashtu Kodra u bëri një thirrje të gjithë prindërve që të denoncojnë raste të tilla dhune./tvklan

Lajmet e fundit nga