web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kalimet nga një parti tek tjetra/ Ironia e gazetarit: Çmimet e gjësë së gjallë u rritën në varësi të aftësive orale

11 Shkurt 2021, 08:41, Politikë CNA

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar zhvillimet e fundit politke dhe kalimet e anëtarëve të partive nga njëra parti tek tjetra.

Me nota ironie e tallëse, Tomorri shkruan se çmimi i anëtarëve të LSI, që kalojnë me PS u rrit në 500 euro, ndërsa për demokratet 30 vjeçarë që kalojnë në krahun e qeverisë, çmimet janë rritur me 65 për qind mbi baza vjetore.

Më tej ai shkruan se çmimet kanë shënuar rekorde historike edhe për sondazh-berësit dhe opinionistët, në varësi të aftesive orale.

?Lajmet e fundit nga bursa
Cmimet e gjese se gjalle shenuan rritje sot ne te gjitha bursat nderkombetare. Investitoret jane entuaziaste per stimulin e pritshem elektoral cka eshte reflektuar ne rritjen e cmimeve, por edhe zgjerimin e vellimeve te tregtuara.
Me konkretisht, ne bursat europiane cmimi i anetareve te LSI, qe kalojne me PS u rrit ne 500 euro. Nese kalimi behet publik me dalje ne media atehere paguhet deri ne 1 mije euro. Per demokratet 30 vjecare qe kalojne ne krahun e qeverise, cmimet jane rritur me 65 per qind mbi baza vjetore. Ne Tirana Stock Exchange aktualisht nje PD-ist qe anetaresohet ne PS kuotohet me 800-1500 euro, ne varesi te cilesise se mallit. Nderkohe nese deklaron se je cuni i xhaxhait te Bashes apo Berishes dhe merr karten e anetarsimit ne PS, cmimi i paguar nga investitoret mund te arrije deri me 10 mije euro plus garanci te tjera. Nuk ka rendesi fare fakti nese nuk je vertete cuni i xhaxhait. Tregu eshte aq i uritur sa qe mjafton qe te kesh vetem mbiemrin. Cmimet kane shenuar rekorde historike edhe per sondazh-beresit dhe opinionistet. Ne bursen e Milanos nje sondazh qe nxjerr fitues nje force politike aktualisht paguhet deri ne 100 mije euro cash ne dore, plus leje ndertimi apo ndonje koncesion lart e poshte. Per opinionistet cmimi luhatet ne varesi te aftesive orale. Kush ka aftesi te mira lepirje financohet 50 mije euro upfront, pastaj paguhet me royalty ne varesi te numrit te daljeve?, shkruan Tomorri./CNA.al





Lajmet e fundit nga