Një rrogë nuk mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës/ E dyta më e lartë në Europë
Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një p...
Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një p...
Sot zyrtarisht Lulzim Basha njoftoi nëpërmjet zyrës së tij të shtypit se Mark Marku, pedagogu i Universitetit të Tiranës, ish deputet i PD në vitin 2009 deri në vitin 2013, do të jetë drejtues i qarkut të Lezhës.
Në fakt, Marku nuk është një risi ashtu siç po tentohet të shitet në media, por është një riciklim. Ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike dhe është larguar më pas për shkak se nuk respektonte vendimet e grupit parlamentar.
Njeriu i cili sot në publik kërkon që të respektohen vendimet e Lulzim Bashës, dikur nuk i ka respektuar vetë dhe për këtë arsye është larguar, por sot le ta shikojmë në një këndvështrim tjetër emërimin e Mark Markut. Pra, jo vetëm në lidhje me sjelljen e tij politike, por me themelet e PD, me një proces që është shitur si më i suksesshmi i 30 viteve të fundit, vettingu dhe seleksionimi i kandidatëve për deputet të PD.
Mark Marku dhe katër personazhe të tjera politike, midis tyre edhe një anonim si ishte Enriketa Papa, kryen procesin vettingut në PD duke skualifikuar nga 3000 mijë kandidatë duke i cuar në 900 e më pas duke i lënë në disa qindra. Shifrat e sakta asnjëherë nuk dihen pasi askush nuk ka të dhëna të sakta, pasi ato mbahen konfidente. Në fund të procesit, i gjithë komisioni përfundoi në largimin e Romeo Gurakuqit, Luan Baçit, Ervin Salianjit, Klevis Balliu, Endri Hasës dhe disa personazheve të tjera politike, nga ata që ishin pjesë e elitës, pra deputetë dhe ish deputetë, pa folur këtu për skartimin që u bëri mijëra të tjerëve pa iu dhënë asnjë argument, thjesht dhe vetëm duke i gënjyer se do të ishin pjesë e strukturave të ardhshme të qeverisë së PD, në rast se arrin.
Pra, ishte Mark Marku ai që skualifikoi dhe hoqi me qindra emra duke qenë në konflikt të pastër interesi. Dikush që do të kandidonte vetë, hoqi nga lista kandidatët e tjerë. Ishte Mark Marku që selektoi listën e qarkut të Lezhës dhe komisioni i vettingut që fshinë me dhjetra emra të propozuara nga anëtarësia e PD në këtë qark dhe tani shkon vetë kandidat.
A nuk ka një konflikt të pastër interesi këtu? A nuk është Mark Marku personi që rrëzon vetingun në PD?
Sepse jo vetëm që ka hequr me dhjetra apo qindra emra në gjithë Shqipërinë, por shkon e kandidon vetë. Pas Mark Markut mund të kandidojë dhe Bujar Nishani i cili ka shprehur ambiciet e tij. Pra, mund të bëhen dy personazhe që kanë bërë vettingun e të tjerëve dhe vetëkandidojnë.
Po këtyre kush ja bëri vettingun? A nuk ka nevojë Mark Marku për një vetting politik pasi është një riciklim i Lulzim Bashës duke u shitur si një prurje e re në PD.
Në fakt profesori i Universitetit mund te jetë një kandidaturë e mirë, por përpara se të garojë duhet tu kërkojë ndjesë atye personave në Lezhë që i ka skualifikuar nga gara dhe duhet tju thotë se i ka hequr per t?i zënë vendin pasi në Lezhë ka mjaft qytetarë e intelektualë demokratë të cilët kanë dhënë një kontribut këto 30 vite, ndërsa Marku është bërë një herë deputet nga dera dhe ka dalë nga dritarja dhe tani po hyn sërish nga dera, por pasi ka skualifikuar çfarë i ka dashur qejfi, shkon i pari aty dhe u thotë? unë tani iu hoqa të tjerëve dhe tani jam vetë kandidat?.
Kjo formulë, sot ka rrëzuar edhe procesin e vettingut edhe seleksionimin politik, gjojan në emër të moralit dhe ndershmërisë që ka bërë Lulzim Basha duke përdorur Mark Markun dhe komisionin e ashtuquajtur, të vettingut në PD./CNA.al
Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha i beson qarkun e rëndësishëm, Mark Markut
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, thotë se vila e 5-të ...
Sot Lulzim Basha njoftoi se Mark Marku do të jetë drejtuesi ...
Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe opozita duket se nuk ë...
Kreu i FRPD-së, Belind Këllici ka shkuar sot në Kombinat, at...
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse ...
Kryetari i FRPD-së në Lezhë, Albert Loçi ka publikuar videon...
Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj thotë ...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar listën e godi...
Ish-deputeti dhe pedagogu i njohur Mark Marku është zgjedhur...
Kreu i PD Lulzim Basha kujton mëngjesin e sotëm ditëlindjen ...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar pas dekl...
Në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO, tre projekt...
Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama hapi fushatën e vaks...
Në zonat cilat nuk kanë më shumë se 300 banorë mbi 18 vjeç, ...
Deputetja socialiste e qarkut Gjirokastër, Artemis Malo sulm...
Dokumentari i gazetarit Marin Mema për fshatin Dropull, ku p...
Prej disa ditësh në Shqipëri ka filluar fushata e vaksinimit...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ajo suedeze Elsa ...
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka lajmëruar se nesër në orë...
Kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga data e përballjes elektor...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një konflikt ka ndodhur në bulevardin “Ismai...
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejsh...
Një aksident është shënuar këtë të hënë në fshatin Çërravë...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Gjermania duket se po rishikon seriozisht planin për rritj...
Një oficer i Policisë së Montrealit (SPVM) dhe një civil u...
Një samit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, i cili i...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një p...
Çmimi i karburanteve për transportin e mjeteve personale n...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur në rënie e...
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë...