"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama për mjekët ndërsa thekson se sa herë Rama del zbuluar me kontrollin e COVID-it në Shqipëri, evokon ?heroizmin? e mjekëve dhe infermierëve.
Përmes një postimi në rrjtet sociale, Dasho thekson se sot Shqipëria nuk ka heronj por ka Tire! Sipas tij, ka mjekë dhe infermierë të keqpaguar, të lënë pa pajisje diagnostike, pa medikamente dhe me duar bosh për t?u marrë me hallet e pacientëve!
Me tej ai i kërkon kryeministri Rama të largohet pas gjithë këtyre dështimeve.
?PËRRALLA ME HERONJ!
Sa herë del zbuluar me kontrollin e COVID-it në Shqipëri, kryeministri evokon ?heroizmin? e mjekëve dhe infermierëve. Si atëherë kur u zu me presh në dorë duke manipuluar shifrat e vdekjeve, ashtu edhe sot me Tiren, çdo komenti kritik ai i bën bisht me frazën shabllon ?Mjekët tanë janë heronj!?
Se ç?lidhje ka Tirja me ?heronjtë? e kryeministrit, këtë mund ta argumentojë vetëm një mendje demagoge dhe manipulative!
Nuk është hera e parë që e shkruaj dhe e them: ?Mjekët nuk janë heronj?!
Në historinë e Shqipërisë kemi patur gjithsej dy apo tre heronj të vërtetë! Nën modelin sovjetiko-kinez, Enveri nisi të prodhonte ?heronj” me shumicë duke përdorur si lëndë të parë traktoristët, shoferët apo fatkeqët që humbnin jetën në detyrë!
Në se dikujt prej kolegëve bluzëbardhë i pëlqen manteli i pamerituar i heroit dhe nuk arrin të bëjë paralelizmin midis vetes dhe mjelësve të Enverit, aq më keq për të!
***
I dashur Borat!
Ti dhe qeveria jote i latë mjekët dhe infermierët në mëshirën e fatit! I paguat më keq se çdo koleg i tyre europian. Në shtatë vjet nuk u ngritët asnjë lek pagën; as edhe për indeksim! Sot çuditeni pse ka korrupsion dhe bëni sikur nuk e dini!
Informaticienët, kimistët dhe klarinestitët që ti caktove të drejtojnë shëndetësinë i keqtrajtuan dhe i dëbuan bluzat e bardha me turma drejt Gjermanisë, Italisë e vendeve të tjera! I lanë spitalet pa mjekë, pasi nuk e kanë idenë se për të arsimuar një mjek duhen 20-25 vjet dhe dhjetëra mijëra euro! Injorantët që vure ti në drejtim kaq dinin dhe kaq bënë! Kasaphanë me sistemin shëndetësor!
Sot Shqipëria nuk ka heronj! Ka Tire! Ka mjekë dhe infermierë të keqpaguar, të lënë pa pajisje diagnostike, pa medikamente dhe me duar bosh për t?u marrë me hallet e pacientëve! Gjatë pandemisë të lënë edhe pa pajisje mbrojtëse! Muret e spitaleve ama i kemi të lyer njëlloj si Europa!
Herë pas here, ti bën estradë me mjekët duke i rreshtuar para klarinetistëve të tu sikundër i rreshton sivëllai yt Kim Jong-un! Mjaft më me talljen, nëpërkëmbjen dhe përdorimin e tyre si kukulla propagandistike!
Borat!
Lëri përrallat me heronj dhe shiko realitetin e mbushur me Tire!
Deklaratat në media dhe statuset në mediat sociale flasin se Tiret janë kudo! Në çdo spital! Diku janë sanitare, diku tjetër koordinatorë! Jo rrallë, i kanë vënë përfund mjekët dhe infermierët! Heronjtë, pra…
Ky është modeli ?Kap ç?të kapësh? që mbizotëron në shtetin tënd! Modeli ku pothuajse kushdo mundohet të shfrytëzojë postin për t’u pasuruar pavarësisht se shkel mbi ekonominë, shëndetin, madje edhe jetën e tjetrit!
Merr përgjegjësi për Tiret duke u kërkuar shefave të tyre, nga përgjegjësi i turnit dhe deri tek ministrja e shëndetësisë të largohen duke u kërkuar falje shqiptarëve, sepse, në vend që t?i shëronin nga COVID, i lanë në mëshirë të Tireve!
Meqë ra fjala!
Me kaq dështime sa ke patur, bën mirë të ikësh edhe vetë…?, shkruan Dasho./CNA.al
Në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO, tre projekt...
Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama hapi fushatën e vaks...
Në zonat cilat nuk kanë më shumë se 300 banorë mbi 18 vjeç, ...
Deputetja socialiste e qarkut Gjirokastër, Artemis Malo sulm...
Dokumentari i gazetarit Marin Mema për fshatin Dropull, ku p...
Prej disa ditësh në Shqipëri ka filluar fushata e vaksinimit...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ajo suedeze Elsa ...
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka lajmëruar se nesër në orë...
Kur kanë mbetur vetëm tre muaj nga data e përballjes elektor...
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim në Elbasan, Anisa B...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me disa...
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë...
Përmes një postimi në rrjetin social Facebok, Topalli ka rea...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka publik...
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka reaguar ndaj akuzave të...
Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga është distancuar...
Sot nëpër media janë shpërndarë dokumentet e kërkesës që ka ...
Armin Laschet është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Konserv...
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka publikuar videon e...
Presidenti Ilir Meta, gjatë një intervite për “Kjo Javë” u p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...