web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Naftëtaret në grevë prej disa javësh/ PAA thirrje Ramës: Përshpejto zgjidhjen ligjore

31 Tetor 2020, 09:07, Politikë CNA

Lidhja e Grave Ambientaliste ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë naftëtare në Ballsh, që prej disa javësh ndodhen në grevë urie.

Forumi i grave të PAA (LGA) gjatë takimit përcolli tre mesazhet kryesore, ndërsa zbuloi se brenda javës partia e Agron Dukës do t?i kërkojë zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit një auditim për këtë çështje.

PAA i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të përshpejtojë zgjidhjen e problemit të naftëtareve, të cilat kërkojnë pagat e prapambetura.

?Takimi i forumit të grave të PAA (LGA) me gratë në grevë në Ballsh përcolli tre mesazhet kryesore:

Rezistoni, ne jemi solidare me ju.

Hajdutët e vërtetë të pagave dhe sigurimeve shoqërore janë në qeveri.

PAA brenda një jave do t?i kërkojë zyrtarisht KLSH auditimin e thelluar të shpërdoruesve të detyrës në institucionet përgjegjëse që nuk bllokuan llogarinë e kompanisë sapo ajo filloi të mos paguante pagat dhe sigurimet shoqërore.

PAA i bën thirrje kryeministrit të përshpejtojë zgjidhjen ligjore ndaj nënave greviste?, thuhet në deklaratë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga