web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do bëhesh dëshmor i kombit”/ Metën nuk e mbajnë nervat ndaj Ramës: Qen bir qeni, po më kërcënon

30 Tetor 2020, 20:39, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha në parlament se Kreu i Shtetit po kërkon të bëhet dëshmor i kombit.

Meta nuk e përmbajti aspak fjalorin dhe e quajti kreun e qeverisë ?qen bir qeni? dhe ?këlysh blloku?, ndërsa nuk i ka krsyer parlajmërimet dhe akuzat.

Meta deklaroi në emisionin ?Zonë e Lirë? se Rama po punon për llogari të Sorosit, ndërsa tha se nuk do të lejojë të zbrazet Shqipëria.

?E para, të frikësohet luani nga lepuri nuk ndodh. E dyta, lepurin e kanë kapur në qark? Bën si i fortë me shqiptarët duke shpërdoruar ato pushtete që i ka grabitur në mënyrë anti-kushtetuese. Po i them sot mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri si ke bërë gjithë këto vite për llogari të Soros dhe të miqve të tu serb se nuk do kesh të bësh me Ilir Metën, por me shqiptarët, prandaj nuk del në studio ai. I kam paralajmëruar të gjithë miq dhe armiq të Shqipërisë, kodet e tij nuk i përfill fare, është një zero me hiç.

Po i them sot: Mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri për llogari të Sorosit dhe miqve të tu serbë, sepse do kesh të bësh me 10 milionë shqiptarë. Prandaj nuk del në studio ai, çuni i Kristaqit, që thjotë se jam krenar për babanë që vari Havzi Nelën. Të ketë kujdes se ka 4-5 vite që provokon popullin tonë, që bën lojëra. Vë në diskutim në mënyrë të poshtër kufijtë e Kosovës. Ka ardhur momenti që do ketë një ndarje midis shqiptarëve dhe shqipfolësve, midis tradhëtarëve dhe patriotëve. Je një mashtrues, mua të më thotë dëshmor ai, ta dish ti dhe ata maskarenjtë, të zbrazi Soros Shqipërinë për llogaritë e veta kjo nuk ndodh“, u shpreh ai.

Me tone të ashpra, Presidenti theksoi në emisionin “Zonë e Lirë” se deklarata e kryeministrit është një kërcënim ndaj tij.

?Është kërcënim që ai e bën për llogari të armiqve të Shqipërisë, të cilët janë shumë të shqetësuar që një President po jua prish të gjitha planet?, theksoi Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga