web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Beqja kundër Ramës/ Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar

30 Tetor 2020, 19:08, Politikë CNA

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ka dalë kundër mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor që u miratuan ditën e djeshme.

Beqja deklaron se Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për të ndryshuar, ndërsa pretendon se në këtë sistem zgjedhor ka ende mosbarazi dhe se duhet të ketë numër të parabartë të zgjedhjeve.

Ai kërkoi në Report Tv që të kishim zona zgjedhore me numra të barabartë mandatesh.

Unë me sistemin tonë zgjedhor them se duheshin disa ndryshime të tjera. Mund të hynin në fuqi në 2025. Brenda sistemit tonë rajonal proporcional kemi sërish mosbarazi. Në Kukës janë 3 mandate dhe tashmë do të votojmë për partinë dhe për individin. Unë nëse jam zgjedhës u Kukësit do të zgjedh mes 3 emrash. Nuk është se jemi në kushte të barabarta si zgjedhës të Kukësit ashtu dhe zgjedhësit e Tiranës.

Unë do të isha i parimit që të kishim zona zgjedhore me numra të barabartë mandatesh. Prandaj duhet bërë dhe zona më e madhe. Mos qëndrojmë vetëm tek qarqet por të kemi zona me popullsi të barabartë. Jam partizan që të kemi zona me numër çift mandatesh, sepse nëse në Kukës ose në Shkodër janë 11 ose 3, ti mund ta mundësh kundërshtarin me një votë dhe merr një mandat. Në rastin e një numri çift mund të fitosh me 6 mijë vota por je sërish njësoj. Aq më shumë ka hapësirë ka mundësi që mazhoranca të krijojë koalicion me këdo që të plotësojë 71 vota?, theksoi socialisti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga