“Seleksionimi i pacientëve”/ Rama i përgjigjet Bashës: E ka lëshuar krejt frerin e gjuhës
Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje ministres së Shë...
Në qershor të vitit 2015, qeveria miratoi një vendim, i cili detyron shoqëritë e ndërtimit, por edhe qytetarët privatë, që akumulojnë mbetje inerte, t?i dorëzojnë ato në landfille. Në pikën 15 të vendimit, thuhej se dorëzimi i mbetjeve bëhej kundrejt tarifës së propozuar nga operatori dhe të miratuar nga njësia vendore.
Në atë kohë askush nuk e kuptoi se çfarë po luhej, madje as vetë ndërtuesit. Landfilli i Sharrës ishte ende shtetëror, ndërsa venddepozitimet e përkohëshme funksionin pa pagesë. Por vendimi ishte me qitje të largët dhe synonte krijimin e një biznesi gjigand, por edhe unik në botë; monopolin e dherave.
Në fund të vitit 2017, qeveria miratoi kontratën e koncesionit për incineratorin e Tiranës. Pak muaj pasi landfilli i Sharrës kaloi në menaxhim privat, policët e Erion Veliajt dhe inspektorët e mjedisit u vërsulen në tufa në të gjitha kantieret e ndërtimit. Arsyeja e ofensivës ishte detyrimi i ndërtuesve që dherat e dala nga gërrmimet t?i dorëzonin në landfillin e Sharrës. Por jo falas. Për çdo ton dhe të dorëzuar në landfill, ndërtuesit duhet t?i paguajnë koncesionarit të Sharrës tarifën 480 lekë, ndërsa për inertet e tjera të ndërtimit paguhet 900 lekë për ton.
E gjithë procedura se si u propozuan dhe u miratuan tarifat u mbajt larg syve të publikut. Por prej dy vitesh, Bashkia e Tiranës ka ngritur në këmbë monopolin më grabitqar dhe më absurd në historinë e njerëzimit.
Nëse një ndërtues ka dy kantiere paralele ndërtimi, në njërin prej të cilëve nxjerr dhe nga toka, ndërsa në tjetrin ka nevojë për mbushje, ai nuk mund të transportojë dheun nga kantieri i parë tek i dyti. Për ta bërë këtë ka vetëm një zgjidhje. Dherat e nxjerra nga kantieri i parë duhet t?i depozitojë në landfill duke i paguar koncesionarit 480 lekë për çdo ton. Më pas të njëjtin dhe që e dorëzoi ta blejë nga koncesionari duke paguar sërish tarifë. Me pak fjalë, Bashkia e Tiranës ka ngritur një monopol, i cili detyron qytetarët të paguajnë edhe kur shesin edhe kur blejnë.
Ky është një biznes gjigand, i cili luan miliona euro në vit. Dhe gëzon mbrojtje të fuqishme shtetërore. Monopoli nuk ndalet vetëm tek shoqëritë e ndërtimit, por shtrihet kudo, edhe tek individet. Nëse një qytetar hap një gropë në oborrin e tij privat, gjasat janë që brenda 10 minutave aty të mësyjë mënjehërë policia bashkiake për ta detyruar që të transportojë dheun në landfill.
Aq e fuqishme është mbështetja e Bashkisë për këtë biznes, sa që mes ndërtuesve qarkullon një anektodë. Vendi më i sigurtë sot në Shqipëri është te jesh afër një kantieri ndërtimi ose një kamioni që transoporton dhe. Minimalisht, pas kamionit do të jenë dy makina të policisë Bashkiake, të cilat kanë vetëm një detyrë. Ta përcjellin kamionin në landfill derisa të paguajë paratë tek koncesionari.
Bashkia e Tiranës është aksionerja kryesore e ujësjellësit. Por mbi 60 për qind e ujit në Tiranë, nuk tarifohet, pasi vidhet ose humbet në rrjet. Në landfillin e Sharrës, aksioneri është privat. Por falë policisë bashkiake, në Tiranë nuk humbet asnjë ton dhe i patarifuar. Kjo i thotë të gjitha.
Por absurdi nuk ndalet këtu. Darët e monopolit të dherave nuk bien vetëm mbi ndërtimet private, por edhe ato publike. Sot qytetarët e Tiranës paguajnë tarifën e dheut për çdo rrugë, shkollë, spital apo çdo vepër tjetër publike që ndërtohet. Kjo është dhe një nga arsyet kryesore se pse sot gërrmohet në çdo cep të Tiranës. Për të ushqyer monopolin më absurd të ngritur ndonjëherë në historinë e njerëzimit me arkitekt Bashkinë e Tiranës.
Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje ministres së Shë...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar për lëvizjen ...
Ish-deputetja e PD-së Ina Zhupa, thotë se qeveria ka dështua...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme ka qenë në...
Gazetarja Anila Hoxha ka sulmuar ashpër ministrin e Brendshë...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, prezantoi tre ditë m...
Analisti Frrok Çupi, ka folur për miratimin e ndryshimeve ku...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar për ...
Kreu i sindikatës së policisë, Sadedin Fishta ka folur për d...
Tre gjyqtarë në dhomën Civile të Tiranës dhe dy të tjerë në ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të hedhë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngritur shqe...
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar, ...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, vijon të përcjellë m...
Një ditë më parë, kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të ...
Ajo çfarë ndodh në Korçë, është ndoshta çudia më e madhe pol...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ka zhvilluar një d...
Seanca e djeshme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë është...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...