web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Quajti Ramën qen bir qeni dhe këlysh blloku/ Metën e merr menjëherë vajza në telefon

30 Tetor 2020, 21:23, Politikë CNA

Kreu i Shtetit Ilir Meta nuk është përmbajtua aspka ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti në emission qen bir qeni dhe këlysh blloku.

Mirëpo duket se shpërthimi i Presidentit ka shqetësuar familjen e tij, pasi menjëherë sapo moderator Arian Çani kaloi në reklamë, Metës i erdhi një telefonatë nga vajza.

Sapo rifilloi emisioni, Kreu i Shtetit u shfaq më i qetë emocionalisht, ndërsa i tregoi Çanit se e mori në telefon vajza e vogël.

?Më mori dhe Era në telefon se po më shohin dhe ata?, deklaroi Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga