web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

30 Tetor 2020, 21:56, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta i është kthyer ashpër gazetarit Arian Çani, teksa ishte i ftuar në emisionin ?Zonë e lirë?.

Në një moment, Çani i ndërpreu fjalën Metës, ndërsa ky i fundit ngriti akuzat e rënda se gazetarin e kanë paguar që të mos e lërë Kreun e Shtetit të flasë për çështje serioze.

Çani e mohoi këtë gjë, por Meta insistoi se moderatori po e ndërpret që të mbajë relata të mira me kryeministrin Edi Rama.

Debati:

Ilir Meta: Më lër more të flas, s?të pëlqen ty tani biseda??

Arian Çani: Më lër ti tani, më duhet të menaxhoj kohën, jam i detyruar?

Ilir Meta: Po jo ore ke marrë porosi ti tani, në telefon?që ?ndrëprite atë kur të flasë për gjëra serioze?. Lëri këto tani..

Arian Çani: Unë e kam bërë këtë?

Ilir Meta: Eee ti, lëri këto tani, se e di unë, çdo njeri ka dëshirë të ruajë disa relata.

Arian Çani: Ma fute dhe mua plak?/ CNA.al





Lajmet e fundit nga