LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klodian Tomorri nxjerr bllof Klosin/ Shqipëria ka pasur tre herë më pak turistë se në vitin 2019

28 Shtator 2020, 19:43, Aktualitet CNA

Gazetari Klodian Tomorri ka nxjerrë bllof ministrin e Turizmit Blendi Klosi, teksa ka qenë duke folur për turizmin në Shqipëri gjatë pandemisë.

Klosi tha se Shqipëria ia doli të ketë turizëm falë marrëveshjeve me Bjellorusinë dhe Poloninë, ndërsa pretendon se objektet turistike kanë pasur afërsishttë njëjtat fitime me vitin e kaluar.

?Që në datën 1 qershor, ne ishim të parët dhe të vetmit në rajon ne hapëm kufijtë dhe për asnjë moment nuk ceduam përsa i përket kufirit. Nuk bëmë si vendet e tjera fqinje. Nga 1 qershori kemi turizëm të qëndrueshëm. Shqipëria ia doli falë disa marrëveshjeve që bëmë me disa operatorë turistikë.

Objektet mikpritëse kanë bërë biznes afërsisht sa 2019-a, disa edhe më mirë?, u shpreh ai në Syri Tv, por u ndërpre nga gazetari.

Tomorri nxori zbuluar gënjeshtrën e Klosit, pasi deklaroi se Shqipëria ka pasur tre herë më pak turistë se vitin e kaluar.

?Në gusht ishin 62 përqind më pak se vjet dhe në 8-mujor janë 64 përqind. 1.7 milionë turistë ishin këtë vit, 4.8 milionë ishin vjet?, theksoi Tomorri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga