LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Dikush duhet të dëgjojë zërin tonë”/ “Shpërthen” Elton Deda, mesazhi për kolegët 

28 Shtator 2020, 07:03, Aktualitet CNA

Kantautori Elton Deda vijon të ngrejë zërin, në lidhje me problemet me të cilat përballen artistët, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Elton Deda thekson se artistët janë pa punë, pa të ardhura prej tetë muajsh, gjë që po I con drejt falimentit financiar, por edhe shpirtëror.

Në një lidhje në Abc e Mëngjesit, Elton Deda I drejtoi një mesazh të fortë qeverisë, për të cilën tha se duhet të kthejë sytë nga artistët.

?Në rast se nuk na dëgjojnë duhet të ngremë zërin. Edhe ne duhet të organizohemi, ta bëjmë institucionale edhe qeveria të marrë masa.

Nuk është faji jonë që rrimë të mbyllur. Ne jemi të aftë të bëjmë zanatin tonë, jemi të aftë të argëtojmë.

Pas tetë muajsh, qeveria duhet të bëjë një paketë kompensimi. Por ne skemi asnjë lloj komunikimi?-tha Elton Deda.

Por, gjithashtu, ai kishte edhe një mesazh për kolegët, për të cilët tha se nuk janë të bashkuar.

?Artistët duan ta bëjnë artin bashkë, por jemi krijesa të cuditshme kur vjen puna për tu bërë bashkë dhe përgjegjësit   përfitojnë nga mungesa e të bërit bashkë. Ne nuk kemi një sindikatë, nuk kemi një përfaqësi, nuk kemi lidhje me njerëz të pushtetshëm dhe kur vjen puna për të kërkuar këtë të drejtë duhet të bëhemi bashkë.

Unë shpresoj të bëhemi bashkë, por nuk mjafton vetëm vullneti i Eltonit.

Unë e kuptoj covid ka këto masa, por koncertet mund të bëhen, edhe duke mbajtur distancë. Gjithçka është në pezull total. Të paktën të na lejojnë të shkojmë nëpër klube. Është e lehtë që vetë pronarët të marrin masa. Ti ndalon muzikën, ndërkohë që 90% e shqiptarëve puthen e përqafohen në rrugë. Nuk është faji i popullit, të tillë jemi ne.  Por dikush duhet të dëgjojë zërin tonë?-u shpreh Elton Deda.

Më tej, ai theksoi se nuk mund ta pranojë atë që thonë se ?artistët janë të pasur?.

?Artistët dhe sportistët janë të pasur? Mua nuk më rri në kokë kjo ide. Janë bërë tetë muaj pa të ardhura .

Ky tashmë është hall, nuk është punë. Shumë artistë janë në prag të falimentit financiar, por edhe shpirtëror. Muzika është zanat.Unë jetoj me muzikë.

Situata nuk është e zymtë, është gri. Nuk e kuptoj, a ka ndjenja kjo shoqëri?-theksoi Elton Deda./ CNA.al

Lajmet e fundit nga