Sloganet kundër në protestë/ Berisha: Janë vegël e opozitës së opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Nga Jerry Dunleavy ?Washington Examiner?
Një raporti i republikanëve mbi Xho dhe Hanter Biden, u bë publik të mërkurën në Senatin e SHBA-së, duke përshkruar në detaje mënyrën se si djali i kandidat demokrat shfrytëzoi pozitat e të atit për të bërë biznes dhe para në Ukrainë.
Raporti prej 87 faqesh nga Komitetet e Sigurisë së Brendshme dhe Financave, të drejtuara nga republikanët, me titull ?Hanter Biden, Burisma dhe Korrupsioni:Ndikimi në politikën e qeverisë amerikane dhe shqetësime të ngjashme?, është produkt i një hetimi të kryer nga senatorët Ron Xhonson dhe Çak Grasli.
Pjesa më e madhe e raportit, ndalet në rolin e Xho Bajden si diktues i politikës së administratës Obama në Ukrainë, në kohën kur Hanter Biden u zgjodh në vitin 2014 anëtar i bordit të kompanisë energjitike ukrainase ?Burisma Holdings?, e drejtuar nga oligarku ukrainas Mikola Zloçevski, për të cilin republikanët thonë se krijoi një konflikt të menjëhershëm interesi, që do të dëshmohej problematik si për zyrtarët amerikanë, ashtu edhe për ata ukrainas, dhe që do të ndikonte në zbatimin e politikës amerikanë në Ukrainë.
Kjo çështje u ngrit nga presidenti Trump gjatë telefonatës së kryer në korrikun e vitit 2019 me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, dhe që për demokratët ishte një shantazh, që meritonte nisjen e procedurave të fajësimit të presidentit në Kongres.
Xhondon dhe Grasli thellohen në raport mbi marrëdhëniet e tjera të biznesit nga Hanter Biden, ortakun e tij Devon Arçer dhe anëtarët e tjerë të familjes Biden, duke përfshirë marrëdhënie biznesi të lidhura me Rusinë dhe Kinën.
?Ajo që u zbulua gjatë këtij hetimi, është se administrata e Obamës e dinte se pozicioni i Hanter Biden në bordin e ?Burisma?-s ishte problematik, dhe ndërhyri direkt në zbatimin më efikas të politikës amerikane në lidhje me Ukrainën.
Raporti thotë se Xhorxh Kent, ish-zëvendëshef i misionit në ambasadën amerikane në Ukrainë, ngriti që në fillim të vitit 2015 ?shqetësime tek zyrtarët në zyrën e zv/presidentit Xho Baden, rreth perceptimit të një konflikti interesi, në lidhje me rolin e Hanter Bajden në bordin e ?Burisma?-s?.
Raporti thotë se ?shqetësimet e Kent nuk u morën parasysh?, dhe se ky i fundit u shkroi një e-mail kolegëve të tij duke deklaruar se ?prania e Hanter Bajdenit në bordin e Burisma-s, ishte e sikletshme për të gjithë zyrtarët amerikanë që donin të promovonin në Ukrainë një agjendë anti-korrupsion?.
Raporti thekson ndërkohë se zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Amos Hoshtein ngriti në tetor 2015 ?shqetësime tek zëvendëspresidenti Bajden, ashtu si dhe tek vetë Hanter Biden, se pozicioni i këtij të fundit në bordin e Burisma-s, u jepte mundësi rusëve të dezinformonin, dhe për pasojë rrezikonte minimin e politikës së SHBA-së në Ukrainë?.
Gjatë një telefonate verën e kaluar, Zelenski shprehu interes për të blerë armë amerikane anti-tank, ndërsa Trump i kërkoi Zelenskit të hetonte ndërhyrjen e mundshme të Ukrainës në presidencialet e vitit 2016, në favor të demokratëve. Gjithashtu Trump e nxiti Zelenskin të hetonte edhe akuzat për korrupsion ndaj Xho dhe Hanter Biden.
Trump dhe republikanë, kanë pyetur se përse kompania ?Burisma? i dha Hanter Bajdenit një pozicion të tillë me një pagë shumë të lartë, pavarësisht se ai kishte pak përvojë në sektorin e energjisë, dhe një problem të mirë-dokumentuar me përdorimin e drogërave.
Trump, avokati i tij personal Rudi Xhuliani dhe republikanët, pretendojnë se Xho Bajden e përdori në mënyrë të pahijshme pozicionin e tij si zv/president, për të ushtruar presion ndaj Ukrainës, që të shkarkonte nga detyra prokurorin ukrainas Viktor Shokin, me synim mbrojtjen e djalit të tij nga një hetim mbi kompaninë ?Burisma?.
?Bajden kërcënoi të mbajë peng 1 miliard dollarë nga garancia e huasë amerikane, nëse Ukraina nuk pushonte nga puna Shokin, që u kritikua nga shumë njerëz në Perëndim, pse nuk kishte bërë sa duhet për të goditur korrupsionin.
Shkalla në të cilën roli i Hanter Bajden në bordin e Burisma-s ndikoi në politikën e SHBA-së, ndaj Ukrainës nuk është e qartë. Por nga të dhënat, është e qartë se zyrtarët e Departamentit të Shtetit, sidomos Xhorxh Kent, mendonin se lidhja e Hanter Baden me kompaninë ?Burisma?, mund të ndikojë në zbatimin e politikës amerikane atje.
Për më tepër rusët u përpoqën ta shfrytëzojnë pozicionin e Hanter Bajden për të krijuar një të çarë në raportet midis Kievit dhe Uashingtonit, në një përpjekje për të minuar politikën e SHBA ndaj Ukrainës?- thuhet më tej në raport.
Përveç mbi 4 milionë dollarëve të paguara nga ?Burisma? në formën e pagave për anëtarësimin e Hanter Bajden dhe Devon Arçer në bordin e kompanisë, Hanter dhe familja e tij morën miliona dollarë nga shtetas të huaj me prejardhje të dyshimtë, pretendon më tej raporti.
Kështu Hanter Biden mori 3.5 milionë dollarë nga Elena Baturina, gruaja e ish-kryebashkiakut të Moskës, ndërsa hapi një llogari bankare të përbashkët me biznesmenen kineze Gonguen Dong, për të financuar një shpenzim prej 100 mijë dollarësh nga vëllai i tij i vogël, Xhejms Baden dhe gruaja e tij Sara.
?Hanter Baden kishte lidhje biznesi me Ji Jianming, Gongwen Dong dhe shtetas të tjerë kinezë të lidhur me qeverinë Komuniste dhe Ushtrinë Çlirimtare të Popullit. Këto lidhje, i sollën miliona dollarë fitime?-pretendon më tej raporti i senatorëve republikanë./ Përshtatur nga CNA.al
Emri i makinës është “Cadillac One”, por njihet më shumë si ...
Katër shtetet e Vishegradit: Hungaria, Polonia, Republika Çe...
Nga HR.Mcmaster “National Interest”* Partia Komuniste Kineze...
Nga Jamie Metzl “The Hill”Ndërsa Asambleja e Përgjithshme e ...
Sipas një teorie, “ruleta ruse” u shfaq për herë të parë në ...
Nga Eva Hamrud ”Science Alert”Si specie, njerëzit kanë popul...
Nga Emma Reynolds “CNN”Pasi shtypi me sukses valën e parë t...
Misteret mbi Antarktidën, kanë ndezur gjithmonë imagjinatën ...
Mbetet një nga zbulimet shkencore më të papritura të këtij v...
Nga Robby Starbuck “The Federalist”Që prej vitit viti 2015, ...
Nga Thomas Trask & Jonathan Ruhe “National Interest”Duke pas...
Nga Colin Axon & Robert Dingëall “The Spectator”* Sa njerëz ...
Nga David Harsanyi ”National Riview”* Në një episod të seria...
Nga Matthew Ward “The Conversation”Pandemia e koronavirusit,...
Pandemia e koronavirusit, u ka siguruar një armë shumë të vl...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico”Minsk – Svetlana Aleksieviç ë...
Nga Newt Gingrich “American Mind”Gjatë ditëve të fundit kam ...
Shumica e këtyre traditave, janë tashmë pjesë e historisë, o...
Nga Michael Peck “National Interest”Arsyeja kryesore:Armët e...
Nëse keni menduar se një jetë e shëndetshme do të thotë sean...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...