Connect with Us

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Politikë

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Publikuar

-

Sot, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me një reagim publik dhe mediatik, i kompleksuar nga fakti i publikuar nga media që unë kam në pronësi dhe menaxhoj ka lëshuar një lumë akuzash ndaj CNA.al dhe meje personalisht.

Me mjeshtërinë e një frike se mund të paditet penalisht, Zoti Lleshaj ka përdorur turpësisht gjuhën e një “kapteri” politik megjithëse askush deri më sot nuk e ka fyer, por thjeshtë janë thënë të vërtetat për të. Prej disa ditësh CNA.al ka publikuar me foto dhe fakte dhe dokumente të siguruara nga institucionet shqiptare në lidhje me një mjet BMW luksoze në përdorim të Ministrit të Brendshëm, blerë nga Policia e Shtetit me një vlerë maramendëse që sipas Lleshajt vlen 50 mijë euro dhe jo 100 milionë lekë, siç ka deklaruar CNA.al.

Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit

Në fakt, Zoti Lleshaj duhet ta dijë se vlera e një mjeti kur të hyjë në Shqipëri, duhet të ketë një faturë TVSH-je, duhet të zhdoganohet, duhet të targohet, duhet ti prihet siguracioni.

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Prandaj e sfidojmë publikisht, ministrin e Brendshëm, për të kuptuar të vërtetën, të publikojë dokumentin e blerjes, në emër të kujt personi është blerë ky automjet apo në emër të cilit institucion. Zhdoganimin e tij, faturën e zhdoganimit, targimin dhe regjistrimin e mjetit në DPSHTRR. (E cila e njeh si mjet privat). Dhe çdo dokument tjetër që lidhet me këtë mjet luksoz, blerë në kohë pandemie.

Përgjigja nga DPSHTRR

Na vjen shumë keq që Zoti Lleshaj, ministri që fle mbi dosjet e krimit, përfshirë dhe dosjen e dhunës ndaj meje, gati tre vite e gjysëm më parë, në mes të Tiranës, në mes të ditës, për të cilën nuk ka askush vullnet për ta zbuluar. Por, ministri duhet ta kuptojë se nuk ka asgjë personale me të. Kam vetëm përgjegjësinë e detyrës time si gazetar.

Unë nuk jam shenjtor, gaboj. Por nuk jam as laro i krimit dhe as i financuar nga krimi, por viktimë e sulmeve të tij, jo vetëm me leva pas koke, por edhe me sulme mediatike, nga njerëz të botës së krimit, të cilët Sandër Lleshaj i ka vizituar në studiot e tyre.

Unë jam një gazetar i lirë, në këtë punë, po nuk je në dijeni, prej gati 20 vitesh, edhe në disa nga mediat dhe emisionet më prestigjoze në vend. Por meqënesë je drejtuar me atë gjuhë fyese drejt meje dhe redaksisë po të sfidoj publikisht të publikosh dokumentat dhe të vendosësh emrin tim dhe të redaksisë në përgjigjen e dhënë dhe të na tregosh kush janë tutorët dhe larot e krimit që qëndrojnë pas nesh.

T’i lëmë fjalët e tepërta, akuzat dhe fyerjet. Zoti Lleshaj kur nuk ke argumentat dhe faktet, apo dokumentet për t’i servirur publikut, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është sulmi. Duke fyer, sharë dhe intimiduar ata që thonë të vërtetën. Presim nga ju të na tregosh dokumentat e mjetit. Dhe pse u vendos të blihej pas tërmetit shkatërrues dhe pandemisë. Në kulmin e një krize ekonomike dhe financiare për vendin.

Lleshaj me makinën luksoze para parlamentit

Një makinë luksoze, e cila sipas teje nuk vlen 100 milionë lekë. Por sipas nesh, me çmimet e tregut me vlerën që ka, me faturët që duheshin paguar, ndoshta mjeti mund të shkojë diçka më pak se 100 milionëshi. Por, edhe me vlerat që thoni ju, me ato shuma parash do të ndërtoheshin disa shtëpi për banorët që rrinë në çadra apo disa respiratorë për spitalet shqiptare në kohë pandemie.

LEXO EDHE:  Zbulohet kush është deputeti me apartament 450 mijë €

Në fund pas kërkesës për të publikuar dokumentat, sepse fatkeqësisht ratë nga niveli i një gjenerali ushtrie në atë të një “kapteri” partie, ju sfidoj publikisht t’i përgjigjeni edhe një pyetje tjetër, të bërë gati një vit e gjysëm më parë, në lidhje me një vilë në Gjirin e Lalzit, e cila përdorej sistematikisht nga ju deri ditën që u emëruat ministër, dhe që nga ajo ditë ajo qëndron në çelës.

Çelësat i keni ju dhe nuk i ka më Doda, por ua ka dorëzuar shumë vite më parë. Pavarësisht se në emër të kujt është. Ka ardhur koha të flasim me fakte dhe argumente Zoti Lleshaj.

Qetësohuni, merrni frymë thellë. Në qoftë se keni nevojë pini edhe ndonjë qetësues. Nuk keni faj, jeni një ish-gjeneral ushtrie, që la gradat për t’u bërë “kapter” partie. E rëndësishme është të qëndroni në detyrë dhe të luftoni krimin, jo të zhgrryheni me të. Të rrisni sigurinë për qytetarët shqiptarë dhe jot ë numëroni të vdekurit në autostradë, siç po bëni çdo ditë.

Ju sfidoj publikisht të na nxirrni dokumentet e automjetit dhe të na tregoni të vërtertën e vilës tuaj në Gjirin e Lalzit.

Sa për gjyqe, kërcënime dhe intimidime, ju lutem vendosni emrin tim në ato sulme dhe të CNA.al dhe pastaj të shohim kush ka përgjegjësi ligjore.

Media e lirë që denoncon apo “kapterët” e partive që lënë gradat e gjeneralit, për të shijuar luksin e një ministri që nuk i mjaftonte mjeti në shërbim të tij, por në kulmin e halleve të shqiptarëve kërkoi luksin e munguar.

Në pritje të përgjigjes tuaj, i nderuari gjeneral që u ktheve në “kapter partie”. Me respekt për të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Nga Elvi Fundo / CNA.al

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Sandër Lleshaj, “kapteri” me limuzinë

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto lajm/ Astrit Patozi uron Jozefina Topallin

Publikuar

-

Nga

Foto lajm/ Astrit Patozi uron Jozefina Topallin

Vetëm pak më parë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli lançoi “Lëvizjen për Ndryshim”.

Ajo dha mesazhe të forta për qytetarët, nuk i kurseu kritikat për Lulzim Bashën, Edi Ramën dhe Ilir Metën, ndërsa i premtoi qytetarëve sfidë.

Pas lançimit të “Lëvizjes për Ndryshim”, ka ardhur edhe reagimi i koordinatorit tët Bindjes Demokratike Astrit Patozit.

Patozi ka publikuar një foto të Topallit dhe e uron këtë të fundit për hapin e hedhur.

LEXO EDHE:  Shtyrja e zgjedhjeve bashkiake në Kavajë/Reagon ambasada e SHBA në Tiranë

LEXO EDHE:  Zbardhet e shkuara kriminale e kandidatëve për zgjedhjet vendore

“Urimet më të mira!”, shkruan koordinatori i BD-së në rrjetet sociale krahas fotos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto lajm/ Jozefina Topalli prezanton lëvizjen e saj politike

Publikuar

-

Nga

Foto lajm/ Jozefina Topalli prezanton lëvizjen e saj politike

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka prezantuar pasditen e sotme “Lëvizjen për Ndryshim”, levizjen më të re politike ku do të bëjë pjesë në garën për zgjedhjet e 25 prillit.

Me një pjesmarrje ku dominojnë të rinjtë, ajo ka bërë prezantimin e gjithë misionit të kësaj partie.

E vendosur për të mos qëndruar anash, ajo u zotua në këtë betejë.

“Unë nuk kam as para, as vende pune për të ofruar, ju ofroj vetëm sfidë, kapeni. Nuk kam asnjë pushtet, kam përvojën e nevojshme, vullnetin dhe besimin për të kontribuar që ky vend të bëhet, kam frikë se nesër mund të jetë vonë, prandaj ju ftoj “Eja me ne” për të sjellë ndryshimin për këtë vend”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Zbulohet kush është deputeti me apartament 450 mijë €

LEXO EDHE:  “Shantazh për të përfituar”/ SHBA: Pronarët e përdorën median për të favorizuar bizneset

Më poshtë gjeni disa nga fotot nga prezantimi i “Lëvizjes për Ndryshim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fjala e plotë e Jozefina Topallit: Ndryshimi për shpresën… në një vend pa shpresë është DETYRE!

Publikuar

-

Nga

“Vendi pa qeveri dhe opozitë”/ Topalli "godet" Bashën: Gabon duke kërcënuar lëvizjet e reja

Jam ndjere e emocionuar kur nje grup te rinjsh me ftuan te ishim bashke per nje kauze te forte e patriotike.

Kisha kohe qe beja thirrje e shpresoja qe dikush nje dite te niste nje inisiative e te merrte frenat e nje levizje per ndryshim. Ku ka me mire e me shpresedhenese se sa kete levizje ta fillojne brezi i ri, nje brez i lindur ne liri .

Une jam e inspiruar nga projekti i tyre, nga besimi qe kam gjetur, nga fjalet e shpresa e te rinjve ; una jam e inkurajuar nga kauza si dhe nga mbeshtetja permes pranise sot ketu dhe jashte kesaj salle te shume pedagogeeve, mjekeve, botuesve, qytetareve, sipermarresve ndaj kesaj Levizje.

Falenderoj dhe miqte amerikane ketu te pranishem.

E ndergjegjshme per kohen e veshtire qe vendi po kalon si dhe per sakrificat e forta te shqiptareve.

E qarte se kemi perpara nje pune te paperfunduar te nisur dekada me pare;

E vetdijshme se kriza e vendit eshte shumeplaneshe : eshte krize ekonomike, politike, sociale , shendetesore Un,morale , perfaqesimi etj.;

E trishtuar kur shoh se si vendi boshatiset;

si perjeton shkretim vlerash, ku dija fyhet nderkohe qe mediokriteti nderohet.

Por .., e vendosur per te mos qendruar anash, per te mos heshtur, per te mos patur frike jam sot bashke me keta te rinj per ti mbeshtetur ne kauzen e tyre patriotike drejt nje projekti te ri.

Qe ne jemi ne mes te krizes eshte e dukshem e kuptueshme. Vendi jone eshte ne zgrip.

Ekonomia jone eshte tkurrur dhe eshte semure si konseguence e korrupsionit dhe papergjegjshmerise ne disa raste; por edhe per shkak te deshtimit tone kolektiv per te marre vendime te forta dhe per te pergatitur vendin per nje ere te re();

Cdo dite takohemi me paradokse.

Nderkohe …vendet e punes po shkaterrohen si dhe bizneset po mbyllen!

Sistemi jone shendetesor publik vuan, nderkohe qe ai privat eshte shume i shtrenjte.; Shume shkolla vazhdojne te mbyllen se ne rrethe se nuk ka me femije.

Universitet perballen me probleme komplekse brenda vehtes nderkohe qe studentet kane kushtezime e kufizime te pa merituara.

Ne vazhdojme te jemi nje vend ku ka pensione edhe 100 euro.

Prej vitesh nuk rriten rrogat, por rriten cmimet;

Nje vend ku ekonomia bie dhe borxhi rritet. Ku pabarazia dhe pasiguria jane bere gati deshperuese..

Nje vend qe po zhbrazet dhe plaket.

Keta jane disa nga indikatoret e krizes, subjekt i te dhenave dhe statistikave.

Me pak e matshme por jo me pak e thelle eshte mungesa e besimit ne gjithe vendin, nje frike mbytese se vendi jone po rreshqet ne menyre te pa evitueshme dhe se gjenerata e ardhshme duhet te ul pritshmerite..

Sot i them cdonjerit se sfidat me te cilat ne perballemi jane reale.

Ata jane serioze dhe jane te shumta.

Se jane te veshtira dhe nuk zgjidhen duke u fshehur.

Dhe ata nuk zgjidhen ne nje sistem te rreme si ky i joni, ku nuk ka as qeveri as opozite te besueshme; ku qytetari nuk ka ku te gjeje drejtesi sepse nuk ka as Gjykate Kushtetuese, as Gjykate te larte; ku Gjykata administrative eshte afer kolapsit dhe ata te shkalles se pare kane degraduar.

Ne vendin tone askush nuk i del

per zot njeriut ne veshtiresi, as lirive dhe te drejtave te njeriut.

Duke ditur kete sejcili kupton se asnjeri nuk eshte i sigurte dhe nje dite , diku te gjithe do takohemi me keto sfida.

Dhe nuk kemi kohe me prit.

Jemi 6 muaj nga dita e zgjedhjeve fushata ka filluar me po ata .

Po ata te tre. Qe bashkohen bukur fort per te ruajtur karriget e veta e shantazhohen per llogarite private ,nderkohe qe interesi publik eshte larg axhendes se treshes.

Keta të tre veprojnë sikur Shqiperia është prona e tyre, ekonomia e vendit është ndërmarrja e tyre dhe shqiptarët rrogtarët e tyre.

Ata vendosin se kush duhet të beje biznes me ata, kush duhet të punojë, kush jo, ku duhet të punojë, sa duhet të marrë,

kush duhet të jetojë e punojë në Shqipëri dhe kush duhet të iki!

Praktikisht vendi eshte pa alternative.

Ata te tre do bejne cdo gje per te mbajtur monopol politiken e vendit. Ata besojne se pavaresisht deshtimit te tyre, duke thene genjeshtra konstante do zhdukin te vertetat.Por e verteta eshte liria jone.

Dhe per kete sulmojne, kercenojne , shpifin per cdo levizje te re qe eshte kundra kesaj kaste te korruptuar politike.

Sulmojne me brutalitet edhe Levizjen e te rinjve me shprese qe ti dekurajojne. Taktike shume e vjeter kjo.

Praktikisht fushata ka nisur , por me shume se kundra qeverise eshte kundra levizjes qe ende nuk ka lindur. Dhe me shume se fushate eshte histeri nga paniku.

Gabojne qe sulmojne te rinjte dhe levizjen e tyre per shprese.

Te gjesh armikun tek brezi i se ardhmes , tek mosha e endrrave dhe energjia pozitive tek kauza e tyre patriotike

, tek projekti i shpreses te len pa fjale.

Sa per mua , me kujtojne vetem kohen e vjeter, kur para se te lindja ma kishin percaktuar se isha e deklasuar , Armike, tradhetare dhe kolaboracioniste.

Por kjo eshte indikator i frikes se po i rreshqet monopoli qe kane .

Ndekohe qe 3 kryetare nuk mund te mbajne peng 3 milione shqiptare.

Keta te fundit nuk kane pse te presin qe femijet e tyre qe ende i kane ne shpi te ikin nga shtepia e tyre drejt emigracionit.

Ka gjithmone dy mundesi ne jete:

Te pranosh kushtet ne te cilat jeton apo te marresh pergjegjesine per te ndryshuar.

Por mos te pretendojme se gjerat ndryshojne nese vazhdojme t’i bejme ne te njeten menyre.

Nderkohe te rinjte kane privilegjin e mundesine te sjellin ndryshimin e shpreses tek nje vend pa shprese!

Shqiptaret nuk ulin koken perballe nje situate paradoksi qe i ka hequr perfaqesimin, meritokracine, shpresen e dinjitetin.

Ata e dijne se Jeta nuk behet me e mire nga shansi( fati) , por nga ndyshimi.

LEXO EDHE:  Skandali/ Prokurorja akuzon gazetarin e “STOP” për korrupsion aktiv

LEXO EDHE:  “Shantazh për të përfituar”/ SHBA: Pronarët e përdorën median për të favorizuar bizneset

Ne kemi nevoje per aksion per te arritur ndryshimin.

Ne nuk kemi pse te kemi frike per te folur me ndeshmeri; per te thene me ze te forte e per t’u ngritur fort per kauza te drejta e projekte te reja.

Dhe nuk ka kauze me te drejte , me te madhe se ajo e femijeve tuaj dhe e vendit tend!

Te rinj, gra , burra, pedagoge, mjeke, inxhiniere, punonjes, veteriner , biznesmen ne gjithe vendin, ashtu si sot te pranishem ketu, e duan vendin e tyre dhe mund te ndihmojne per ta ndryshuar ate.

Sejcili nga pak por me shume dashuri.

Nuk ka siguri ne stasquon e deshperimit.

Bashke ne duhet t’i japim mundesine e ndryshimit per te cilet vendi ka nevoje.

E shpresa te fitoje mbi deshperimin.

Nuk duhet te kete nje Shqiperi te Rames, nje Shqiperi te Metes e nje Shqiperi te Lulit.

Shqiperia eshte vetem e shqiptareve.

Dhe keta te fundit nuk mund te dorezohen. Ata duhet ta rifitojne atdheun e tyre.

Une kurre nuk e kam humbur shpresen ne keta vitet e fundit. Une jam trishtuar. Shpesh here si shume te tjere kam qene e frustruar. Por kurre nuk kam humbur shpresen

Ne nuk duam te jemi spektator te nje politike cinike kur bashke kemi mundesi te bejme politiken e ndryshimit:

Ky vend ka nevoje per drejtesi sociale; nje administrate eficiente, nje qeveri te pergjegjshme , lider qe japin llogari para qytetareve te tyre, qe punojne per interesin publik ;

Vendit i duhet nje sistem real demokratik me qeveri te dal nga vota e qytetareve dhe nje opozite qe nuk shitet e korruptohet per interesa te udheheqesit.

Vendi ka nevoje per integrimin ne BE.! Per konsolidimin e metejshem te bashkepunimit me aleatet tane strategjik.

Sundimi i shtetit ligjor dhe lufta kundra te korrupsionit eshte nje sfide serioze qe kerkon guxim e vetmohim.

Eshte sfida me e veshtire por dhe me e rendesishmja, sfide per te cilen duhet te ngrihesh e te luftosh.

Tek kjo sfide eshte edhe buka e femijeve edhe shkolla e tyre; edhe rritja ekonomike edhe siguria per jeten.

Pa te asgje nuk funksionon. As tregu lire as sipermarrja as investimet e huaja . Ata nuk ia dalin pa garancine e prones dhe te zbatimit te ligjit.

Njerezit paguajne taxa dhe shteti duhet t’i pergjigjet me nje sistem shendetesor me te shendetshem.; me nje sistem shkollor qe ka nevoje per reforme te thelle e te guximshme.

Impakti i politikes ne jeten e njeriut eshte i thelle. Por kur ajo eshte e korruptuar impakti eshte fatal.

Prandaj, per ta fituar kete sfide ka nevoje per njerez me integritet, te pa korruptuar me pervoje ne punet e shtetit por edhe per energjine pozitive dhe optimizmin e nje brezi te edukuar e te frymezuar per te bere vendin.

Me nje drejtim te ri te pa korruptuar politika do ishte ndryshe.

Me ndihmen e Zoti, me vullnet e durim ne do te kapercejme edhe kete kohe te cuditshme !

Per te punuar pastaj me tej me ndershmeri ,per nje ekonomi te zhvilluar qe jep mundesi te rinjve e dinjitet pensionisteve.

E si ju ( si Adela, Niketa, Evaldi, Melisa, Najada, etj) ne Shqiperi ka me mijera.

Perfyrojeni kur te bashkohemi te gjithe bashke.

Une kam nje ftese dhe nje premtim.

Dua te behem avokatja e interesave tuaja.

Mjaft me deshperim. Ndaj dhe ju ftoj:-Behuni autore te fatit tuaj.

Mos keni frike.

Beni betejen per jeten tuaj.

Mos kini frike!

Ngrijuni per projektin e endrrave tuaja.

Jeta juaj eshte ndermarrja me e madhe e botes.

Jeta eshte nje spetakel i pa besueshem.

Diten e sotme do e kujtoni gjate.

Sot mbase nuk e kuptoni se keta te rinj ketu me inisiativen e tyre mund te kene nje jehone te gjate.

Hap pas hapi, pa u impresionuar nga asnje veshtiresi e krijuar rruges nga ata qe mendojne se kane monopol politiken dhe pasurine e vendit, nga ata qe kujtojne se kane ne dore edhe frymen tone , ne do ia dalim.

Mos keni frike!

Frike duhet te kene vetem ata qe vjedhin! Frike duhet te kene ata qe mbajne peng vendin dhe partite.

Frike duhet te kene ata qe i kane dhene femijeve tuaj rruget e botes!

“Nuk mund te kthehemi mbrapa e te ndryshojme fillimin, por te fillojme ku jemi e te ndryshojme finalen.”

Ky eshte premtimi im.

Bashke kemi vullnetin e pervojen , dijen per ta kthyer ate ne politike te shpreses.

Une kam shume per zemer nje shprehje te Alberto Moravias qe thote:-A e dini cfare behet kur nuk mundesh me?!

Ndryshon-!!!!!

Mendo pak..

Cfare force e madhe ndodhet brenda

jush.

Mos e fusni ate ne guacke per te pritur per neser.

Mos e shtyni me per javen e ardhshme , per muajin e ardhshem, per vitin e ardhshem..

Nuk deshtojne kurre njerezit qe provojne te ndryshojne edhe kur nuk ia dalin, por deshtojne ata qe ankohen pa provuar ..

E vetmja konstante e jetes wshte ndryshimi!

Ndryshimi per shpresen .. ne nje vend pa shprese eshte DETYRE!

Prandaj sot jam besimtare tek ky projekt kurajoz , plot idealizem e dashuri per vendin; plot energji dhe optimizem per te mbyllur kete tranzicion te veshtire.

Une ftoj cdonjerin ne kete beteje.Nuk do jete e lehte, por eshte e drejte t’i dalesh zot vendit.

I kam thene miqve qe njoh, e atyre qe me pyesin:

Une nuk kam as para as vende pune per te ofruar. Ju ofroj vetem SFIDE!

Nuk kam asnje pushtet.

Kam pervojen e nevojshme, vullnetin e palekundur dhe besimin e patundur per te kontribuar qe ky vend te behet. Kam frike se neser do jete vone. Koha eshte tani..

Ndaj dhe ju ftoj .. Eja me ne , bashkohu me ne te fillojme betejen, te kapim sfiden, e te fitojme per vendin, te sjellim ndryshimin e rrezen shprese per kete brez!

LEXO TE PLOTE