Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Më në fund, pas rreth dy javësh, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili nga gjeneral ushtrie është kthyer në ?kapter? partie, ka reaguar pas denoncimeve të vazhdueshme të CNA.al në lidhje me një mjet luksoz të blerë nga Policia e Shtetit për Ministrin e Brendshëm, me një vlerë raportuar prej nesh, rreth 100 milionë lekë.(Lexo këtu)
Lleshaj ka reaguar me një gjuhë që nuk i shkon për shtat as kapterit më të rëdnomtë të ushtrisë dhe nuk e dëgjon as nga goja e policit më ?barkderr?. Ndoshta ka reaguar i zhytyr në luksin e BMW-së, apo në vilat e Gjirit të Lalzit që nuk i deklaroi kurrë.
Por, zoti Lleshaj në vend që të përgjigjet për skandalin, përpiqet të gënjejë.
Së pari CNA.al asnjëherë nuk ka thënë që mjeti është në pronësi të tij. Por, i jemi drejtuar me shkresa zyrtare Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.
Kemi theksuar në çdo shkrim tonin se ky mjet është blerë nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën tonë në Gjermani, dhe është marrë në përdorim, nga Sandër Lleshaj. Për më tepër mjeti qarkullon me targa falso dhe pa siguracion.
Automjeti sipas Lleshajt nuk kushton as 100 milionë lekë, dhe as 150 mijë euro.
Asnjëherë dhe në asnjë rast CNA.al nuk ka thënë se mjeti ka kushtuar 150 mijë euro. Ne kemi thënë rreth 100 milionë lekë. Kjo vlerë ka qënë e përafërt me vlerat që jepet modeli BMW me të cilin ai lëviz, në treg. Ndërsa sot Lleshaj ka thënë se mjeti është blerë për 49 mijë euro, por pa treguar faturat e blerjes dhe Tvsj e paguar në doganë.
Zoti Lleshaj duhet ta dijë se gati 50 mijë euro, janë të paktën 60 milionë lekë. Dhe po të futet vlera e zhdoganimit dhe kostot e tjera shtesë për sjelljen e tij nga Gjermania, taksa , siguracione etj, vlera rritet më të paktën 25 %.
Meqënëse Lleshaj nuk e do 100 milionë, por e do gati 70 milionë lekë makinën, ne po i themi se kjo vlen sa katër apo pesë respiratorë, apo për dy ose tre shtëpi, sipas vlerave të shtetit, për të dëmtuarit që po jetojnë në çadër për shkak të tërmetit.
Për vlerën e saltë po e ritheksojmë se i jemi drejtuar Policisë së Shtetit, e cila prej dy javësh nuk po na jep dokumentet në shkelje totale të ligjit.
Ashtu siç gënjeu DPSHTRR duke mos na vënë në dispozicion të dhënat dhe duke e quajtur makinë personale, mjetin me të cilin qarkullon ministri.
Këtë i kemi thënë ne Zotit Lleshaj dhe po e përsërisim. Në kohë pandemie dhe gjëmash nga tërmeti nuk blihet makinë 50 mijë euro. Thelbi nuk është vlera por procedura dhe targat false.
?Kapteri? duhet ta dijë mirë se nuk ka asnjë keqinformim dhe as dezinformim publik.
Ai duhet të dalë dhe të nxjerrë dokumentat e të tregojë se për kë është blerë ky automjet.
Pse automjeti qarkullon me targa falso?
Pse nuk është i siguruar dhe pse u shpenzuan 60 milionë, siç thotë ai, në kulmin e pandemisë, për luksin e ministrit?
Tjetër makina e Ministrit të Brendshëm dhe tjetër makinat në përdorim të Policisë së Shtetit. Policia mund të ketë nevojë për makina edhe 100 milionëshe, edhe 200 milionëshe, kurse ministrI i Brendshëm nuk ka nevojë për një luks të tillë në kulmin e një krize të tillë ekonomike që po kalon vendi.
?Kapter? Lleshaj duhet ta dijë dhe të jetë i qartë se nuk ka intimidim apo shantazh dhe duhet të kuptojë një herë e mirë se përgjigje të tilla, me gjuhë kërcënuese nuk trembin askënd. i bën ato apo jo nga vila e fshehur në Gjirin e Lalzit apo nga BMW-ja e tij luksoze, ?Kapter? Lleshaj, njeriu i dështimit në krye të sigurisë në vend duhet të kuptojë se askush nuk e ka baltosur.
Thjeshtë dhe vetëm i kemi thënë të vërtetën. Ka blerë një mjet luksoz në kohë pandemie. Nuk është 100 por është 60 milionë e më shumë, qarkullon me targa falso dhe pa siguracion. Dhe kjo është e vërteta. Dhe në qoftë se do të zbulohet nga media dhe vendi më periferik i Europës, në një skandal të tillë ministri i Brendshëm të paktën do të duhet të jepte dorëheqjen dhe të kërkonte falje publike.
Vetëm dje në një nga rrugët nacionale të Shqipërisë janë vrarë dy vajza, dhe dy janë në gjendje të rëndë për shkak se shoferi ishte i dehur dhe policia nuk dukej asgjëkundi. E në vend që të merrej me këtë ngjarje tragjike, ?kapter? Lleshaj gjen kurajon dhe reagon me kërcënime duke shantazhuar median.
Duke u sjellë si një sharlatan politik me shpresën se ne do të ndalemi për të zbardhur të vërtetën e mjetit që përdoret nga ai, ku i kompleksuar dhe në dhimbje për zbulimin e së vërtetës, pas dy javësh nuk sqaron por akuzon. Gjë që në fakt e ka bërë që nga dita që ka shkuar në zyrën e ministrit.
Sandri është mërzitur nga makina e tij luksoze sot në mëngjes, duke parë ëndrra në vilën në Gjirin e Lalzit dhe ka dalë duke sulmuar mediat, që i thonë të vërtetën.
Zoti Lleshaj fatkeqësisht nga gjeneral u bë ?kapter?.
Turpësisht je një nga mjeranët e shumtë politikë, që përpiqen të fshihen pas sulmeve. Por, makinën nuk e fut dot në xhep, as 50 mijë euro, nuk i fut dot në xhep. As target falso nuk i fsheh dot, as siguracionin e munguar të mjetit nuk e fsheh dot, as Tvsh e pa paguar. Të gjitha këto janë fakte dhe jo në gjyq, por prapa Hënës të shkosh do të vijmë dhe do të qëndrojmë përballë ty dhe ?suretërve? të tjerë si puna jote, që me taksat e shqiptarëve zhgrryhen në luks ditë e natë dhe më pas akuzojnë median për të vërtetën e dhimbshme që ata i thonë.
Zoti ?kapter? mos u mërzit. Merre shtruar dhe më qetë. Rezultatet e 6-mujorit të parë të këtij viti i ke fantastike. Edhe në krim edhe në aksidente, edhe pse Shqipëria për tre muaj ishte e mbyllur.
Por po të themi një të vërtetë publike. Edhe pse na sulmon, ne nuk ka ?burrë nëne apo bir k*rve?, siç thotë Edi Rama, të na intimidojë apo të vijë të na kërkojë llogari.
Llogaria është tek mjeti që ke në përdorim, skandali është te BMW-ja luksoze. Skandali është në dyert e Policsë së Shtetit dhe sqaro shqiptarët se pse ky mjet është blerë me një vlerë të tillë, dhe pse ministri i Brendshëm duhet të mbajë një makinë të tillë, 60 milionëshe, kur Shqipëria nuk ka respiratorë dhe shqiptarët po flenë çadrave pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.
Zoti ?kapter? suksese në jetë!/ CNA.al
Sandër Lleshaj, ?kapteri? me limuzinë
Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion
Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit
Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso
Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?
“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen nxë...
Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë nxënësit, mësuesit d...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e...
Studiuesi Taulant Muka ka paralajmëruar rritje të infektimev...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj Bashkisë së ...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një letër...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë një me...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka vijuar me ...
Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar përmes një post...
Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj sot akuzave të PD në...
Ish deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka publikuar një video në...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një video ak...
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërk...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të PD në li...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se 300 nxënës dhe rreth 60 ...
Në kaudër të hetimeve që po kryen prokuroria e Tiranës, lidh...
Ish deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas inagurimit ...
Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata thotë ...
Partia Demokratike ka nxjerrë një listë me erma ndërsa theks...
Presidenti Ilir Meta ka ritheksuar se ligji për paktën e cen...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...