web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bëj mirë, ndjehu mirë!/ Ndihma spontane ndaj të tjerëve, përmirëson mirëqenien tënde fizike dhe psikologjike

10 Shtator 2020, 06:38, Blog CNA

Në këto kohë pandemie, janë të shumta lajmet mbi njerëzit shpirtmirë, që ndihmojnë fqinjët apo edhe të panjohurit që janë në vështirësi. Por rezulton se këto akte mirësie ndihmojnë jo vetëm atë që e përfiton ndihmën, por ato përmirësojnë edhe shëndetin e dhuruesit.

Studiuesit thonë se sjellja e mirë, sidomos veprimet spontane në ndihmë të të tjerëve, sjellin shumë përfitime në shëndetin mendor dhe fizik. ?Sjellja pro-sociale, altruizmi, bashkëpunimi, besimi dhe dhembshuria ndaj të tjerëve, janë që të gjithë përbërësit e nevojshëm të një shoqërie harmonike dhe që mirë-funksionon?- thotë autori kryesor i studimit Brajant Hui.

?Kjo është pjesë e kulturës së përbashkët të njerëzimit?- thekson ai. Raporti i botuar në revistën ?Buletini Psikologjik?, shqyrtoi 201 studime të pavarura mbi sjelljen pro-sociale dhe ndikimin e saj në mirëqenien e njerëzve. Pas ekzaminimit të të dhënave të mbi 198.000 pjesëmarrësve në këto studime, studimi i Hui zbulon se ekziston një lidhje modeste midis veprave të mira dhe shëndetit të mirë.

Edhe pse efekti është relativisht i vogël, Hui pretendon se numri i njerëzve në të gjithë botën që kryejnë veprime altruiste e bën këtë një zbulim të rëndësishëm. ?Për shembull, më shumë se një e katërta e amerikanëve angazhohen në punë vullnetare?- shpjegon asistent profesori i Universitetit të Hong Kongut.

Raporti thotë se dikush që ndalet për të ndihmuar fqinjin e moshuar të mbajë qeset me ushqime deri në banesë, ka më shumë prirje të rrisë faktorët e mirëqenies, sesa një ngjarje e planifikuar, si vullnetarizmi në një bamirësi të planifikuar po atë ditë. Studiuesit thonë se një vepër e mirë spontane, ka më pak të ngjarë të duket ?bajate?.

Autorët e studimit, besojnë se një veprim spontan mirësie, i nxit njerëzit të krijojnë më shumë lidhje shoqërore, pasi ato janë ndërveprime rastësore dhe joformale. Kur është fjala për lumturinë, studiuesit gjejnë gjithashtu një lidhje të fortë midis mirësisë dhe mirëqenies eudaimonike, pra aftësinë për të gjetur kuptim në jetën tuaj.

Studimi thotë se kuptimi i potencialit të dikujt, ka në fakt më shumë lidhje me mirësinë sesa me mirëqenien hedonistike, apo lumturinë e përgjithshme dhe ndjenjat pozitive. Sipas Hui, këto studime tregojnë se sjellja pro-sociale ofron përfitime të ndryshme në varësi të moshës. Për pjesëmarrësit më të rinj, studiuesit zbulojnë se sjelljet e mira prodhojnë nivele më të larta të mirëqenies së përgjithshme, mirëqenien eudaimonike, dhe rrit funksionet psikologjike.

Për individët e moshuar dhe me zemër të mirë, shëndeti i tyre fizik ka më shumë të ngjarë të përmirësohet duke kryer vepra të mira. Gratë gjithashtu duket se përfitojnë më shumë nga sjellja pro-sociale, dhe për këtë ekipi i Hui sugjeron se ndodh për shkak të stereotipave shoqërorë, të cilët presin që gratë të jenë më të kujdesshme dhe më altruiste./studyfinds.orgPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga