web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ballkani po bëhet “autostrada” e Kinës në Evropë

6 Shtator 2020, 10:06, Blog CNA

Nga Gabriel Gavin ? Reaction?

Kinës i njihet shpesh merita se bën bashkë vendet. Dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh në Kroaci. Që nga shpërbërja e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, kombi ballkanik është ndarë më dysh, me territoret e tij më jugore të ndara nga pjesa tjetër nga Bosnje Hercegovina.

Qoftë me makinë apo me tren, është e pamundur të udhëtosh nga kryeqyteti, Zagreb në qendrën historike, kulturore dhe turistike të Dubrovnikut, pa një devijim 20 minutësh.Një rrugë e re që po ndërtohet nga një kompani kineze, ?China Road and Bridge Corporation?, synon ta zgjidhë këtë enigmë politike dhe gjeografike. Sapo të përfundojë, Ura e Peljesac do të shtrihet 2.5 km përtej Detit Adriatik, për të lidhur për herë të parë të dy pjesët e vendit që pas pavarësisë. Edhe për Kinën, ura është një moment historik. Ajo përfaqëson herën e parë që një kompani kineze ka fituar një kontratë përmes një procesi tenderimi të Bashkimit Evropian, një hap i rëndësishëm për qëllimin e Xi Jinping për ta lidhur kontinentin me rrjetin e saj tregtar global.

Ndërsa ?China Road dhe Bridge Corporation?, po punon për lidhjen e dy pjesëve të Kroacisë, Pekini po vë bast se me këtë rast do të forcohen edhe marrëdhëniet tregtare dhe politike të vetë Kinës me kontinentin evropian. Në mbarë Evropën Lindore dhe Ballkanin, kompanitë shtetërore kineze janë forca lëvizëse e projekteve të ngjashme në industri, infrastrukturë dhe energji. Për shembull, ?China General Nuclear Poëer? është bërë një nga konkurrentet kryesore në tregun Evropian, duke garuar për kontrata për ndërtimin e reaktorëve bërthamorë në të gjithë rajonin. Në fokus ka qenë edhe telekomunikacioni, me ndërtimin e rrjeteve të reja dhe të azhornuara në të gjithë Evropën Jugore nga kompanitë kineze, që po plotësojnë një boshllëk që zihej më herët nga sipërrmarjet e SHBA-së, Britanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Synimet e Kinës janë të qarta nga projektet e mëdha të ndërtimit të autostradave dhe hekurudhave në Bosnjë, Serbi dhe Malin e Zi që po zbatohet nga kompanitë kineze.Ato lidhin portin grek të Pireut ? aktualisht i marrë me koncension nga Kina – me ekonomitë më të pasura në veri të Evropës. Kjo i jep mundësi Kinës të ngulë këmbët në Mesdhe në një shkallë të tillë që lejon transferimin e mallrave kineze dhe ndikimin gjeopolitik të Pekinit, në të gjithë Ballkanin dhe në zemër të Evropës.Por një efekt anësor i përfshirjes së Kinës në projektet infrastrukturore me rëndësi kombëtare në Ballkan, është se ajo po ndërton një mburojë të vetën politike në kontinent.

Me vizitat e saj shtetërore dhe ministrore, Kina i ka vendosur një çmim të mirë marrëdhënieve më të ngushta me vende si Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia, të cilat ndonjëherë mund të ndihen të lëna pas dore nga Perëndimi. Njëkohësisht, prania e kompanive kineze, së bashku me një fluks investimesh dhe kredish kineze për të financuar projektet infrastrukturore, e bën Kinën një aleat të vlefshëm, madje të domosdoshëm.
Kjo do të thotë që ndërsa SHBA-ja dhe Britania po përpiqen të ndërtojnë një koalicion kundër interesave të Kinës, ata do ta kenë të vështirë të gjejnë pjesëmarrës të gatshëm në Ballkan. Në vendet e Evropës Perëndimore, pandemia e Covid-19 ka sjellë një rritje të ndjenjave politike anti-kineze.Por ajo ka sjellë gjithashtu një epokë të re edhe më pozitive të marrëdhënieve kinezo-ballkanike.Donacionet shumë të reklamuara të furnizimeve me pajisje mjekësore nga ana e Kinës, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në reagimet pandemike në vende si Shqipëria, ku sistemet e kujdesit shëndetësor ishin të papërgatitura për emergjenca të tilla.

Por pandemia i ka dhënë mundësi Kinës edhe për një PR të mirë. Një raport i fundit nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, zbuloi se ideja se BE u ka ?kthyer shpinën? fqinjëve të saj jugorë, ishte duke u mbështetur në shumë pjesë të rajonit. Kjo narrativë u nxit më tej nga përgjigjet e kundërta të Brukselit dhe Pekinit:ndërsa Kina çonte avionë me pajisje personale mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor, BE kufizoi eksportin e saj jashtë vendeve anëtare.

Por roli në rritje i Kinës në rajonin e Ballkanit, nuk është i papritur.Edhe mbështetësit më të flaktë të ndikimit të SHBA-së në të gjithë globin, pajtohen se administratat e njëpasnjëshme amerikane e kanë neglizhuar dhe nënvlerësuar rëndësinë e Evropës Juglindore. Ndërkohë ndikimi kinez nuk do të ndalet në Ballkan. Kombet e Evropës Jug-Qendrore, do ta ndiejnë gjithnjë e më shumë përfitimin nga qasja në rrjetet tregtare të Nismës së Brezit dhe Rrugës. Për shembull, në Austri, tregtia me Kinën është bërë gjithnjë e më e vlefshme, duke u rritur me më shumë se 15 për qind çdo vit, me një volum prej rreth 10 miliardë dollarësh.
Gjithsesi, ndërsa investimet e Kinës po zgjerohen shumë në Evropën Jugore, është e paqartë se sa kohë mund të zgjasë diku tjetër rezistenca ndaj rritjes së ndikimit ekonomik të Pekinit. Ballkani mund të jetë vetëm vendi i provës për fuqinë e butë dhe të fortë të Kinës në të gjithë kontinentin./CNA.al





Lajmet e fundit nga