“Bomba e Carit”, arma më e fuqishme shpërthyese që ka përdorur ndonjëherë njeriu
Për këtë armë, ia vlen çdo aspekt i frazës “armë e shkatërri...
Sot shumë njerëz besojnë se alkimia është një degë e pseudoshkencës, e mbushur me mashtrues ose sharlatanë, që përgjatë shekujve u përpoqën ta shndërronin plumbin në ar.
E vërteta është se alkimia ishte një shkencë para-moderne, e lidhur në besimet hermetike që synonin të manipulonin disa objekte materiale, dhe që nga ana tjetër përpiqej të përmirësonte një numër aspektesh jo-materiale të jetës njerëzore.
Në aspektin material, alkimia u përpoq të gjente një mënyrë për të zbuluar një tretës universal, që do të transformonte ?metalet bazë? si hekuri, plumbi dhe zinku në ?metale fisnike? si ari dhe argjendi. Kur tentuan të përmirësonin aspektet jo-materiale të jetës njerëzore, alkimistët u përpoqën të krijonin një eliksir (lëng) të pavdekësisë, dhe substanca që do të ishin në gjendje të shëronin njeriun nga të gjitha sëmundjet.
Shumë shkencëtarë dhe mendimtarë nga pjesë të ndryshme të botës, ndanë dëshirën për të pasur më pak sëmundje dhe vdekje, dhe më shumë pasuri dhe mirëqenie, teksa alkimia shfaqej njëkohësisht dhe në mënyrë të pavarur në të gjithë botën antike.
Për shembull, kinezët, të frymëzuar nga filozofia e Taoizmit, u përpoqën të gjenin lëngje të ndryshme që supozohej se shëronin sëmundjet dhe zgjasnin jetën e njeriut. Në të njëjtën kohë, alkimistët e Greqisë së Lashtë shpresonin të arrinin pavdekësinë dhe të kënaqnin dëshirën e tyre për pasuri.
Ndërkohë, në Indi, shkrimet e shenjta të Veda-s, e lidhnin arin me konceptin e jetës së përjetshme. Ndaj alkimistët indianë eksperimentuan me plumbin, squfurin dhe merkurin, duke i bashkuar me synimin për të krijuar ar.
Alkimia vazhdoi edhe gjatë historisë moderne, dhe shumë shkencëtarë të njohur i kushtuan shumë kohë dhe energji kësaj praktike mistike. Isak Njuton, babai i fizikës moderne dhe një nga shkencëtarët më me ndikim i të gjitha kohërave, i kushtoi shumë nga jeta e tij kërkimeve në alkimi, sesa kërkimeve të tij novatore në fizikë.
Në shekullin XIX-të, alkimia u bë një motiv jetësor për ringjalljen e okultes. Studiues si Meri Etud, Elifas Levi dhe Rudolf Shtajner argumentonin se alkimia duhet parë si një praktikë ezoterike dhe e shenjtë, që nuk mund të shpjegohet siç duhet nga ndonjë shkencë tradicionale.
Megjithatë, asnjë nga alkimistët e famshëm historikë, nuk zgjidhi ndonjë nga problemet thelbësore të alkimisë. Që të gjithë ata kontribuuan në morinë e spekulimeve të shumta alkimike, por asnjë prej tyre nuk iu afrua prodhimit të eliksirit të pavdekësisë, apo zbulimit të formulës që shndërron në ar metale jo të çmuara.
Por ëndrra shekullore e alkimisë u bë realitet në vitin 1980, kur kimisti novator amerikan Glen Siborg arriti të shndërrojë në ar një sasi të vogël bismuthi, një metal jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe që shërben shpesh si zëvendësues i plumbit.
Siborg e kaloi pjesën më të madhe të karrierës si studiues dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë. Në fillim të viteve 1940, ai ndihmoi në zhvillimin e Projektit Manhatan përmes hulumtimit të tij në kiminë bërthamore, dhe në vitin 1951 mori çmimin Nobel në Kimi, bashkë me Edvin Makmilan dhe Albert Giorson, për zbulimin e 10 elementeve kimikë të transuraniumit, përfshirë plutoniumin, amerikaniumin dhe ajnshtajniumin.
Në vitin 1980, ai përdori njohuritë e tij të gjera në kimi dhe fizikën bërthamore, për të kryer eksperimentin e parë të suksesshëm alkimik në historinë e njerëzimit. Ai përdori një përshpejtues grimcash për të hequr protonet dhe neutronet nga disa mijëra atome të bismutit, dhe arriti t?i shndërronte ato në atome ari.
Edhe pse disa mijëra atome, kjo është një sasi aq e vogël saqë nuk duket me sy të lirë, Siborg provoi se alkimia kishte ndjekur prej mijëra vitesh një qëllim tërësisht të arritshëm. Dikush mund të pyesë:Nëse Siborg arriti të prodhonte ar nga një metal jo i çmuar, pse nuk po e përdorin njerëzit teknikën e tij revolucionare sot për të prodhuar sasi të mëdha ari?
Përgjigja është që procesi i zbuluar nga Siborg është kaq shumë kompleks dhe aq shumë i kushtueshëm saqë do të duheshin kuadriliona dollarë për të prodhuar vetëm 1 onc (28.4 gr) ar. Procesi kërkon një përshpejtues të grimcave, sasi të mëdha energjie dhe shumë kohë.
Prandaj, teknika e Siborg nuk do të përdoret kurrë për të prodhuar sasi të konsiderueshme ari, pasi shkenca bashkëkohore ka projekte shumë më të rëndësishme që nuk janë aq të shtrenjta, dhe që nuk kërkojnë aq shumë kohë. Gjithsesi, ai ishte njeriu i parë në histori që arriti të prodhonte diçka shumë të ngjashme me Gurin Filozofik që përmendet në shumë histori dhe legjenda./ www.thevintagenews.com–Përshtatur nga CNA.al
Për këtë armë, ia vlen çdo aspekt i frazës “armë e shkatërri...
Truri është pjesa më misterioze e trupit të njeriut. Por çfa...
Vaksinimi i grave shtatzëna me vaksinën kundër gripit të zak...
Kathleen Burk*Kur shqyrton temën e dominimit të perëndimit d...
Nga Joseph S.Nye, JrNdërsa Shtetet e Bashkuara po hyjnë në f...
Një nga serialet më të famshëm të viteve të fundit në Perënd...
Nga Donald L.Luskin “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar...
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”* Gjatë një f...
Nga Ronald F. InglehartNë vitet e para të shekullit XXI, fej...
Nga Aleksi Tokarev “Kommersant”Moskë – Gusht. Protesta të më...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ndërsa bota vazhdon të përballet...
Në kohëra trazirash – luftërash, katastrofash natyrore, epid...
Teoria është sa e thjeshtë aq edhe ç’armatosëse:në shoqërinë...
Nga Fergus Walsh “BBC”* A mos po e tepron qeveria dhe media ...
Jeni një nga ata që i keni shumë qejf selfit? Epo jeni me fa...
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ng...
Nga Harry Enten “CNN”* Si ish/zëvendëspresidenti Xho Bajden ...
Acidi acetilsalicilik u sintetizua për herë të parë nga kimi...
Pak pas mesnatës së 31 gushtit 1997, një makinë në bordin e ...
Megjithë humbjet e socialdemokratëve, Gjukanoviçi mund të pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...