VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Nga Terry Glavin ?National Post?
Tani që regjimi i diktatorit bjellorus Aleksandër Llukashenko është kapur në flagrancë duke manipuluar sërish zgjedhjet, nuk do të ishte shumë e vështirë të thuhej se përmbysjet dramatike në republikën e varfër, e vënë Evropën përballë sfidës së saj më të madhe që kur britanikët votuan 4 vjet më parë për të dalë nga Bashkimi Evropian.
Problemi është se shumica e udhëheqësve evropianë preferojnë të pretendojnë se kriza bjelloruse mund të mbahet nën kontroll me takime, ?dialog? dhe budallallëqe të tjera diplomatike të këtij lloji që BE-ja përdori edhe herën e fundit, në vitin 2015, 2010, dhe më herët në 2006-ën, kur Llukashenko anuloi një kufizim kushtetues të vitit 2004 që e transformoi atë në një president të përjetshëm.
Por, këtë herë gjërat nuk do të funksionojë kështu. Kundërshtimi i qytetarëve ndaj regjimit është më i vendosur.Protestat në rrugë janë më të mëdha.Shtypja e tyre është më e dhunshme, dhe me presidentin rus Vladimir Putin që po kërcënon me nisjen e një ndërhyrje ushtarake në ndihmë të Llukashenkos, rreziku është më i lartë se më parë.
Popullit bjellorus i ka ardhur më majë të hundës me regjimin në fuqi.Dhe Bjellorusia nuk është Mali apo Birmania.Gjithçka po ndodh në zemër të Evropës, dhe ose fiton demokracia, ose Evropa tulatet dhe mposhtet nga një regjim bandit i mbështetur nga Moska.
Por edhe nxitja e BE-së për të marrë në konsideratë ngrirjen e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit të disa prej aparatikçikëve të shtetit policor të Lukashenkos – Brukseli e sheh shënjestrimin e vetë Llukashenkos si shumë të nxituar ? erdhi përmes shumë debatesh.
Këtë javë, shtetet baltike të Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë nxitën Brukselin të reagojë, duke dënuar sjelljen e Llukashenkos dhe 29 zyrtarëve të tjerë, dhe duke vënë mbi ta sanksione. Edhe administrata Trump në Uashington, po tregohet dukshëm e ndrojtur ashtu si BE. Departamenti i Shtetit ka vendosur deri tani sanksione ndaj 7 zyrtarëve bjellorusë.
Një listë sanksionesh të reja po përgatitet nga njësia e politikës së jashtme të BE-së, dhe emrat e zyrtarëve dhe organizatave bjelloruse në atë listë, do të kërkojnë miratimin unanim të secilit prej 27 vendeve anëtare të BE. Britania pritet të ndjekë shembullin e BE-së, por në fakt jo dhe aq. Ajo është investitorja e dytë më e madhe në Bjellorusi, pas Rusisë.
Qeveria e kryeministrit Britanik Boris Xhonson është e angazhuar në një ?dialog tregtar ndërqeveritar? me Llukashenkon.
Zgjedhjet e 9 gushtit prodhuan një fitore me 80 për qind të votave të Llukashenkos, një rezultat që askush nuk e beson, për shkak të rasteve të panumërta të dokumentuara të hedhjes së fletëve shtesë në kutitë e votimit, kërcënimeve ndaj zyrtarëve në komisione, dhe qendrave të votimit fantazmë.
Sfidantja kryesore e Llukashenkos ishte mësuesja 37-vjeçare e gjuhës angleze Svetlana Tikanovskaja, e cila vendosi të kandidonte vetëm pasi burri i saj, figura e njohur në mediat sociale Sergei Tikanovski, u arrestua 2 ditë pasi shpalli synimin e tij për të kandiduar.
Në fillim të procesit, të paktën 700 aktivistë të opozitës së bashku me 17 gazetarë u mblodhën në shesh.Pasi u njoftuan rezultatet e votimit dhe Lukashenko u shpall fitues, protestuesit filluan të derdheshin në rrugë.Mijëra njerëz janë arrestuar deri tani. Gazetarëve që punojnë për BBC, Reuters dhe Associated Press u janë hequr akreditimet, dhe disa janë dëbuar nga vendi.
Gazetarët në televizionin shtetëror bjellorus që refuzuan të raportojnë trillimet e Llukashenkos janë pushuar nga puna, duke u zëvendësuar me propagandues nga televizioni moskovit ?Russia Today?.
Menjëherë pas zgjedhjeve, Tikanovskaja u zhduk ng sytë e publikut, dhe më pas u arratis në Lituani.Ajo pritet t?i drejtohet të premten me një fjalim Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Kjo lëvizje nuk pritet të sjellë ndonjë gjë, pasi edhe zgjedhjet e 2015-ës u manipuluan dhe OKB nuk bëri asgjë.
Raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut në Bjellorusi, raportoi se manipulimet ishin të mëdha dhe se fitorja e Lukashenkos nuk mund të merrej seriozisht. Por për të ishte ngushëllues fakti që nuk pati aq shumë dhunë sa në vitin 2010. Ndaj sanksionet e BE, SHBA dhe Kanadasë ndaj regjimit u hoqën shpejt.
Gjatë zgjedhjeve të vitit 2010, 7 kandidatë presidencialë u rrëmbyen nga policia sekrete bjelloruse, e cila vazhdon ende ta quajë veten KGB.Qindra aktivistë të opozitës u arrestuan, dhe dhuna e policisë ishte e egër.Por BE-ja ishte e etur të ?afrohej? me regjimin, dhe SHBA-ja donte që Llukashenko të dilte nga orbita e Moskës.
Ndaj ai u lejua të vazhdonte të qëndronte në pushtet i pandëshkuar. Dhjetë vjet më parë, ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Polonisë dhe Republikës Çeke shkruan një ese që dënonte bashkëpunimin e Evropës në brutalitetin e Llukashenkos. Dhe është e mëshirshme që 10 milion njerëz të varfër të vazhdojnë të vuajnë nën atë regjim.
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Bjellorusisë për frymë ishte gati i barabartë me atë të Shqipërisë, madje edhe para se të fillonte pandemia e koronavirusit. Sot Bjellorusia ka një nga nivelet më të larta të rasteve në botë, dhe Llukashenko thotë se Covid-19 është një ?psikozë? që mund të shërohet duke pirë vodka, duke shkuar në sauna, dhe duke ngarë traktorë.
Kjo situatë duhet të marrë fund. Pavarësisht nëse i pëlqen apo jo BE-së, Llukashenko duhet të largohet nga pushteti, dhe pavarësisht se çfarë politike do të ndjekë Brukseli në këtë rast, largimi i Llukashenkos duhet të jetë thelbësor në këtë të fundit, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo Vladimir Putinit./Përshtatur nga CNA.al
Nga James Stavridis “Bloomberg”Si një greko-amerikan që kam ...
Sot shumë njerëz besojnë se alkimia është një degë e pseudos...
Për këtë armë, ia vlen çdo aspekt i frazës “armë e shkatërri...
Truri është pjesa më misterioze e trupit të njeriut. Por çfa...
Vaksinimi i grave shtatzëna me vaksinën kundër gripit të zak...
Kathleen Burk*Kur shqyrton temën e dominimit të perëndimit d...
Nga Joseph S.Nye, JrNdërsa Shtetet e Bashkuara po hyjnë në f...
Një nga serialet më të famshëm të viteve të fundit në Perënd...
Nga Donald L.Luskin “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar...
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”* Gjatë një f...
Nga Ronald F. InglehartNë vitet e para të shekullit XXI, fej...
Nga Aleksi Tokarev “Kommersant”Moskë – Gusht. Protesta të më...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ndërsa bota vazhdon të përballet...
Në kohëra trazirash – luftërash, katastrofash natyrore, epid...
Teoria është sa e thjeshtë aq edhe ç’armatosëse:në shoqërinë...
Nga Fergus Walsh “BBC”* A mos po e tepron qeveria dhe media ...
Jeni një nga ata që i keni shumë qejf selfit? Epo jeni me fa...
Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ng...
Nga Harry Enten “CNN”* Si ish/zëvendëspresidenti Xho Bajden ...
Acidi acetilsalicilik u sintetizua për herë të parë nga kimi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...