Ballkani po bëhet “autostrada” e Kinës në Evropë
Nga Gabriel Gavin ” Reaction”Kinës i njihet shpesh merita se...
Maria Branias, 113-vjeçe, që besohet se është aktualisht gruaja më e moshuar në Spanjë, pati vetëm simptoma të lehta të Covid-19. Në Nju Xhersi, SHBA, Guvernatori Fil Mërfi vlerësoi Silvia Goldsholl, 108-vjeçe, për mposhtjen e koronavirusit të ri.
Koni Tiçen, 106-vjeçe, u përcoll me duartrokitjet e zjarrta të mjekëve dhe infermierëve ndërsa po dilte me makinë nga Spitali i Birmingemit. Ajo tha se ndihej shumë me fat që kishte mbijetuar ndaj virusit. Një nga faktet e vërtetuara rreth Covid-19, është se ai godet më shumë njerëzit e moshuar.
Kjo është arsyeja pse historitë e 100-vjeçarëve që e mposhtin Covid-19 zgjuan kuriozitetin e gjenetistes Majana Zatz.Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, rreziku i vdekjes për shkak të Covid-19 është 630 herë më i lartë tek njerëzit mbi moshën 85-vjeç, krahasuar me të rriturit e moshës 18- 29 vjeç. Atëherë si ka mundësi që disa nga njerëzit më të moshuar në botë, po i mbijetojnë Covid-19 pa ndonjë dëm anësor serioz?Zatz, që drejton Qendrën e Kërkimit të Gjenomit Njerëzor dhe Qelizave Staminale në Universitetin e Sao Paulos në Brazil, mendon se vetëm fati nuk është i mjaftueshëm për ta shpjeguar këtë dukuri.
Ajo ka qenë gjithmonë e intriguar nga mënyra se si disa të moshuar, duket se i kapërcejnë pa mundim të gjitha llojet e problemeve shëndetësore.Disa vite më parë, ekipi i saj kërkimor renditi të gjithë gjenomin e 1.170 njerëzve mbi 60 vjeç.Synimi i projektit, studimi më i madh i gjenomit të të moshuarve në Amerikën Latine, ishte identifikimi i tipareve gjenetike që mund të kontribuojnë në plakjen e shëndetshme.
Zatz ishte në procesin e shkrimit të rezultateve kur u shfaq pandemia. ?Kur njerëzit më pyesin pse po mbijetojnë këta njerëz, unë zakonisht u them se ndoshta është pikërisht fakti që ata janë 100-vjeçarë?- thotë ajo. Tani ajo po fokusohet tek pacientët më të vjetër se 95-vjeç që e kanë mposhtur Covid-19. Zatz po mbledh mostrat e gjakut nga njerëzit në atë grupmoshë, që ose ishin diagnostikuar me Covid-19 ose kanë qenë në kontakt shumë të ngushtë me pacientë simptomatikë me Covid-19. ?Me sa duket, këta njerëz kanë një rezistencë të madhe ndaj çdo sfide që vjen nga mjedisi, përfshirë Covid-19?- thekson ajo.
Përmes sekuencimit të gjenomit të tyre, ajo shpreson të identifikojë mutacionet e mundshme gjenetike që lidhen me super-rezistencën e tyre ndaj Covid-19. ?Ne dyshojmë se nuk është një gjen i vetëm, por një kombinim gjenesh?- shprehet Zatz. Dhe nëse ekzistojnë mutacione të tilla, ajo dëshiron të dijë si bëjnë ato.
Për shembull, a janë përgjegjëse për ndryshimin e funksionit të një proteine të caktuar, që mund të kontribuojë në mbrojtjen e trupit kundër virusit?
Nëse shkencëtarët mund të gjejnë një mënyrë për të shkaktuar të njëjtin efekt tek njerëzit pa mutacione të tilla, kjo mund të jetë një strategji e re e mundshme e trajtimit kundër koronavirusit dhe jo vetëm.
Një fazë tjetër e hulumtimit, është përdorimi i qelizave të gjakut të mbi 100-vjeçarëve për të gjeneruar lloje të tjera qelizash në laborator, të tilla si qelizat kardiake, të frymëmarrjes apo ato nervore, dhe të shihet si reagojnë ato ndaj ndaj Covid-19, në krahasim me qelizat e njerëzve të sëmurë me simptoma të rënda.
Deri më tani, qendra e saj ka regjistruar 6 vullnetarë, që të gjitha gra të moshave 98-106 vjeçe, të cilat kishin vetëm simptoma të lehta të Covid-19 ose asnjë simptomë, pavarësisht se ishin në kontakt të ngushtë me dikë të diagnostikuar me koronavirus.
Studimi i këtyre njerëzve, mund të çojë në një vlerësim se sa për qind e popullatës është natyrshëm rezistente ndaj virusit. ?Shumica e studimeve, e vlerësojnë numrin e njerëzve të infektuar në një popullatë të caktuar, duke parë përqindjen e atyre që kanë antitrupa.Por ne nuk kemi asnjë ide se sa njerëz, pavarësisht se nuk kanë antitrupa, janë rezistentë ndaj virusit?- deklaron Zatz.
Ashtu siç ka 100-vjeçarë që i mbijetojnë Covid-19, ka fatkeqësisht edhe të rinj pa asnjë sëmundje kronike që mposhten nga sëmundja.Laboratori i Zatz bashkëpunoi me një ekip tjetër studiuesish në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Sao Paulos, të cilët po kryejnë autopsi mbi njerëzit që vdiqën nga Covid-19.
Ekipi i saj do të zgjedhë të rinjtë që vdiqën nga kjo sëmundje, dhe do të rendisë gjenomën e tyre të marrë nga mostrat e lëkurës. Në një artikull të kohëve fundit, ekipi parashtroi hipotezën që rastet e rënda me Covid-19 tek të rinjtë dhe të shëndetshmit, shkaktohen nga ato që quhen ?gabime monogjenike të lindura të imunitetit?, pra gjene të veçanta që sabotojnë imunitetin e një personi ndaj disa patogjenëve.
Ideja që ekziston një bashkëveprim midis gjenetikës së një personi, dhe prekshmërisë së tij ndaj një patogjeni të caktuar, ka ekzistuar për kohësh.Shumë kohë para se të bëhej e mundur renditja e gjenomit, kjo marrëdhënie u hulumtua përmes studimeve të binjakëve.Për shembull, një studim mbi binjakët i vitit 1943 zbuloi se faktorët gjenetikë mund të jenë përgjegjës për një prekshmëri më të madhe nga tuberkulozi.
Falë teknikave moderne të sekuencimit të gjeneve, kërkimet mbi gjenet përgjegjëse për rezistencën apo prekshmërinë, sot është e mundur që gjenetika të mund të jetë çelësi për t?i dhënë zgjidhje misterit pse Covid-19 është kaq shkatërrues për disa njerëz, por jo për të tjerët./Përshtatur nga CNA.al
Nga Gabriel Gavin ” Reaction”Kinës i njihet shpesh merita se...
Nga Patricia Ortega Dolz “El Pais”Nuk ishte një rastësi që p...
Nga Terry Glavin “National Post”Tani që regjimi i diktatorit...
Nga James Stavridis “Bloomberg”Si një greko-amerikan që kam ...
Sot shumë njerëz besojnë se alkimia është një degë e pseudos...
Për këtë armë, ia vlen çdo aspekt i frazës “armë e shkatërri...
Truri është pjesa më misterioze e trupit të njeriut. Por çfa...
Vaksinimi i grave shtatzëna me vaksinën kundër gripit të zak...
Kathleen Burk*Kur shqyrton temën e dominimit të perëndimit d...
Nga Joseph S.Nye, JrNdërsa Shtetet e Bashkuara po hyjnë në f...
Një nga serialet më të famshëm të viteve të fundit në Perënd...
Nga Donald L.Luskin “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar...
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”* Gjatë një f...
Nga Ronald F. InglehartNë vitet e para të shekullit XXI, fej...
Nga Aleksi Tokarev “Kommersant”Moskë – Gusht. Protesta të më...
Nga Rebecca Grant “Fox News”Ndërsa bota vazhdon të përballet...
Në kohëra trazirash – luftërash, katastrofash natyrore, epid...
Teoria është sa e thjeshtë aq edhe ç’armatosëse:në shoqërinë...
Nga Fergus Walsh “BBC”* A mos po e tepron qeveria dhe media ...
Jeni një nga ata që i keni shumë qejf selfit? Epo jeni me fa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...