web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkencëtarët: Hëna po “ndryshket”, por shkaqet mbeten ende mister

8 Shtator 2020, 06:40, Blog CNA

Një studim i botuar së fundmi, vëren se hëna  po ?ndryshket?, duke i lënë ekspertët të hutuar nga ky zbulim. Studimi, i botuar në ?Science Advances?, vëren se ndryshku mund të jetë rezultat i ujit të zbuluar në Hënë. Por ai është sërish tronditës, duke pasur parasysh mungesën e oksigjenit dhe mungesën e ujit në satelitin qiellor të Tokës.

?Është shumë e çuditshme?- thotë autori kryesor i studimit, Shuai Li i Universitetit të Hauait në një deklaratë . ?Hëna është një mjedis i tmerrshëm për t?u formuar hematite?- shtoi ai. Li ishte duke analizuar të dhënat nga Moon Mineralogy Mapper, kur kuptoi se instrumenti zbuloi ?spektra, ose dritë të reflektuar nga sipërfaqet?, që zbuluan se polet e Hënës kishin një përbërje shumë të ndryshme nga pjesa tjetër e saj, theksohet në deklaratë.

Sipërfaqet polare treguan spektra që përputheshin me hematitin mineral (Fe2O3). ?Edhe pse është spekuluar se proceset oksiduese ndodhin në sipërfaqen hënore, duke formuar minerale hekuri, zbulimet e tyre kishin mbetur deri tani të pakapshme?- shkruajnë studiuesit.

?Analizat tona të të dhënave të Mapper Mineralogy of Moon tregojnë se hematiti, një mineral në familjen e hekurit, është i pranishëm në gjerësi gjeografike të larta në Hënë?- theksoi më tej ai. Ndryshku, që njihet gjithashtu si oksid hekuri, i jep planetit Mars ngjyrën e tij të kuqërremtë.

?Në fillim, nuk e besoja plotësisht. Ai nuk duhet të ekzistonte bazuar në kushtet aktuale në Hënë?- shtoi bashkë-autorja e studimit, gjeoshkencëtarja planetare e NASA JPL, Ebigail Friman. ?Por që kur zbuluam ujin në Hënë, njerëzit kanë spekuluar se aty mund të ketë një larmi më të madhe mineralesh?- shton ajo.

Pa atmosferën që siguron oksigjen në Hënë dhe erën diellore të Diellit që sjell me vete hidrogjen – që duhet të veprojë si një ?frenues? që parandalon oksidimin – shkencëtarët kanë mbetur të hutuar se nga vjen ky ndryshk. Sidoqoftë, ata besojnë se ai mund të burojë nga Toka, duke pasur parasysh se Hëna ka ?sasi gjurmësh oksigjeni? falë fushës magnetike të Tokës.

Hematiti që u zbulua, nuk është gjendet pranë asnjërit prej masave ujore në formë akulli që janë zbuluar deri më tani në Hënë, duke e shtuar akoma më tepër kompleksitetin e këtij zbulimi. Shkencëtarët sugjeruan se grimcat e pluhurit qa godasin Hënën, mund të çlirojnë molekulat e ujit për të bashkëvepruar me hematitin.

Por kërkohen studime të mëtejshme, për të parë nëse kjo teori është e saktë. Ky zbulim tregon se Toka mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në evolucionin e sipërfaqes së hënës. Hëna ka magjepsur njerëzimin ndër shekuj, dhe që nga misionet hapësinore Apollo të mesit të shekullit XX-të, njohuritë e njerëzimit mbi satelitin tonë qiellor janë rritur ndjeshëm.

Shkencëtarët mësuan kohët e fundit mësuan, se Hëna humbet ujë kur meteoritet përplasen mbi sipërfaqen e saj. Ndërkohë, një studim i veçantë i botuar në gushtin e 2019-ës sugjeroi  se Hëna ishte 100 milion vjet më e vjetër se sa besohej më parë, duke i bazuar gjetjet e tyre në analizimin e shkëmbinjve hënorë të marrë nga astronautët e Apollos./foxnews.comPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga