Tensionohet situata/ Naftëtarët e Ballshit hyjnë me forcë në ambientet e uzinës
Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka zbuluar kërkesën e qeverisë ndaj Bankës Botërore.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku deklaron se qeveria ka kërkuar një hua 80 mln USD me arsyetimin e manaxhimit të riskut të PPP-ve.
Demokratja thotë se rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga PPP-të e ka paralajmëruar prej kohësh, ndërsa thekson se këto borxhe rëndojnë në xhepat e shqiptarëve.
?Ka një rrezik që i vërvitet prej 7 vitesh buxhetit të shtetit dhe xhepave të shqiptarëve dhe ai quhet PPP. Kemi ngritur alarmin për këtë rrezik dhe falimentin që rrezikon Shqipëria dhe xhepi i çdo shqiptari duke u përballur me arrogancën e qeverisë. Nuk kemi qenë të vetëm në këtë prognozë por edhe institucione me rëndësi dhe peshë si FMN dhe BB kanë këmbëngulur për rrezikun e iminent që kanë detyrimet e krijuara prej PPP-së ndërsa qeveria vazhdonte të mohonte njësoj si gomari që po shqyhej nga ujku.
Ironikisht këto ditë qeveria ka dërguar një kërkesë pranë Bankës Botërore për të marrë një hua prej 80 mln USD me arsyetimin e manaxhimit të riskut të PPP-ve. Kjo lëvizje tërësisht hipokrite nxjerr zbuluar qeverinë në gënjeshtrat e saj të pacipa në lidhje me borxhin publik dhe mbi të gjitha riskun e PPP-ve. Njëkohësiht tregon edhe qëllimin e saj për të aplikuar për fonde dhe borxhe të panevojshme që rëndojnë xhepat e shqiptarëve. Ky borxh prej 80 mln USD mund të përdorej për kërkesa të tjera në shërbim të buxhetit nëse PPP-të do të mirëmanaxhoheshin siç ne si opozitë kemi kërkuar vazhdimisht.
Përpos kësaj, buxheti i shtetit i zhytyr në detyrime karshi PPP-ve po dështon të implementojë detyrimin që ka ndaj shqiptarëve. Mirëmbajtja e rrugëve të ndërtuara me taksat e shqiptarëve është në nivele alarmante pasi qeveria ka hequr dorë në 7 vite nga investimi në infrastrukturë. Ajo po investon pafundësisht në këto 7 vite në xhepat e oligarkëve duke harxhuar kot më kot taksat e shqiptarëve?, shkruan ish-deputetja në rrjetet sociale.
Tabaku paralajmëron se kjo histori do të marrë fund shumë shpejt dhe se paratë e shqiptarëve nuk do të shkojnë më në xhepat e oligarkëve.
?Kjo histori do të marrë fund shumë shpejt! Taksat e shqiptarëve nuk do të shkojnë më në xhepat e oligarkëve për skemat e PPP-ve ndërsa Shqipëria varfërohet dhe buxheti është arka personale e kryeministrit. Shqipërisë i duhet një qeveri e përgjegjshme, që manaxhon taksat dhe investon në vepra të domosdoshme për shqiptarët dhe ekonominë e tyre. Shqiptarët kanë nevojë për një manaxhim financiar eficent në shërbim të ekonomisë së gjithsecilit.
Kanë nevojë për taksa të ulëta dhe investime inteligjente, kanë nevojë për një barrë fiskale të lehtësuar, për shpërndarjen e taksave të drejtë dhe incentivuese. Një ekonomi e shëndetshme që promovon punën, një buxhet i shëndetshëm që është arka e shqiptarëve dhe jo thesi ku fusin duart pesë apo gjashtë klientë?, nënvizoi demokratja./ CNA.al
Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën ...
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot përmes një homazhi Shën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë thirrje...
Presidenti i Republikës ka kujtuar Shën Terezën, në 110 vjet...
Sot nga zyrat e PD kanë filluar të shpërndahen ca e-maile që...
Cili e ka zbrazur me shumë Shqipërinë, kur ka qeverisur, kët...
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka publikuar dokumente, ...
Shefi i prezencës së OSBE-së, Bernd Borchardt do të largohet...
Nga Adriatik DociPartia Demokratike po shkon e ndarë në pesë...
Një e moshuar është braktisur dhe jeton në kushte ekstreme n...
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka reaguar pas dek...
Ish deputeti i PD, Bardh Spahia e ka quajtur kryeministrin E...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim po pushon këto ditë në jug t...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka marrë si shembull...
“Politikanët po bëhen vetë media përmes rrjeteve sociale”. K...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në spitali...
“Po përgatitemi për një rritjeve masive të pagave. Duam që t...
Gazetari Lutfi Dervishi ka folur për lirinë e medias dhe gaz...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka denoncuar sër...
Presidenti Ilir Meta reagoi ditën e sotme lidhur me ndeshjen...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...