web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U përpoq të përfitonte nga situata e krijuar/ Arrestohet në Kakavijë 34 vjeçari me 15 kg drogë

16 Gusht 2020, 18:28, Kronika CNA

Një 34-vjeçar nga Lunxhëria e Gjirokastrës është përpjekur që të përfitojë nga situata e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës për të transportuar drogë.

Por gjatë kontrollit të zhvilluar në automjetin “Mercedez-Benz”, në kthesën e fshatit Jorgucat, policia ka zbuluar 15 kg drogë.

Policia e Gjirokastrës e ka zbuluar prezencën e kanabisit pas informacioneve të marra nga terreni.

Gjirokastriti identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar menjëherë nga policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga