web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transportonte klandestinë kundrejt fitimit/ Arrestohet 35-vjeçari në Pogradec

16 Gusht 2020, 07:23, Kronika CNA

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit në Pogradec.

Mësohet se në sajë të operacionit policor të koduar “Perimetri”, është vënë në pranga një person.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin me iniciale A.SH., banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Blacë, Pogradec, duke transportuar me një mjet tip furgon në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Ai nuk i është bindur gjatë ndjekjes, urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap e neutralizua.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga