web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr me thika e pistoleta/ Plagoset një person në Vlorë

15 Gusht 2020, 20:11, Kronika CNA

Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e ftohtë (thikë).

Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndodhur një grindje mes disa personave. Po ashtu mësohet se pasi janë konfliktuar një person është qëlluar më pas me qytën e pistoletës.

Ndërkohë një prej personave ka tentuar të përdorë thikë, të cilën më pas e ka hedhur poshtë mjetit, ku edhe policia ka vendosur shiritin.

Sakaq ende nuk janë evidentuar autorët dhe personat të cilat janë përfshirë në këtë ngjarje. /CNA.al





Lajmet e fundit nga