web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet ngjarja në Shkodër/ Sherri dërgoi në plagosjen e kalimtarit

16 Gusht 2020, 10:16, Kronika CNA

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë në Shirokë të Shkodrës, ku mbeti i plagosur një kalimtar.

Blutë bëjnë me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim e autori i dyshuar me iniciale B.G. 26 vjeç, banues në Durrës

Rreth orës 22:30 në Shirokë, ai është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B. 46 vjec, banues në Shirokë, Shkodër.

26-vjeçari pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe me pas është larguar. Si pasojë e rikoshetit të plumbit është lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. Q., banues në lagjen Guerrile Shkodër, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është larguar për në banesë. Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit të shpallur në këkrim

Ndërkaq, materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Armëmbajtje pa leje?, ?Tentativë vrasje?, ?Prishje e rendit dhe qetësisë publike?, ?Vetëgjyqësi, ?Plagosje e lehtë me dashje”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga