web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet 26 kg marijuhanë në formë çokollate/ Arrestohen menaxheri dhe dy shoferët, drogën e fshehën në bulmet

16 Gusht 2020, 07:30, Kronika CNA

Policia Kufitare parandalon  një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se janë arrestuar në flagrancë 3 persona për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”, si dhe janë kapur 26 kg lëndë narkotike.

Blutë bëjnë me dije se kanë vënë në ranga shtetasit me iniciale S.D., 31 vjeç, banues në Durrës (menaxher); S.S., 59 vjeç, banues në Përmet (shofer) dhe Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer).

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut  të bërë nga Policia Kufitare, u kalua për kontroll të detajuar  në vijën e dytë, një autobuz që kryente linjën Durrës-Itali.

Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj  pako me lëndë narkotike. Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga