web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Video/ Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në aksin Korçë-Pogradec

16 Gusht 2020, 16:13, Kronika CNA

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme teksa ka qenë duke lëvizur në aksin Korçë-Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale pranë fshatit Leshnicë.

Bëhet fjalë për një automjet tip Mercedez Benz E-Class. Fatmirësisht personat që ndodheshin në makinë kanë mundur të dalin në kohë, pa lëndime.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dhe forcat zjarrëfikëse, ndërsa siç shikohet dhe nga pamjet e siguruara nga CNA.al, makina është djegur thuajse plotësisht.





Lajmet e fundit nga