web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tsutomu Jamaguçi/ Japonezi që i mbijetoi shpërthimit të dy bombave bërthamore

6 Gusht 2020, 06:22, Blog CNA

Kur u hodh bomba bërthamore në Hiroshima, Tsutomu Jamaguçi po bëhej gati të largohej nga qyteti. Inxhinieri detar 29-vjeçar, do t?i jepte fund një udhëtimi pune 3-mujor për llogari të kompanisë ku punonte ?Mitsubishi Heavy Industries?.

6 gushti i vitit 1945, duhej të ishte dita e tij e fundit në qytet. Bashkë me kolegët e tij, ai e kishte kaluar verën duke punuar për orë të gjata në ndërtimin e një cisterne të re nafte, ndërsa mezi po priste që më në fund të rikthehej në shtëpi tek gruaja e tij, Hisako, dhe djali i tyre i vogël, Katsutoshi.

Rreth orës 8:15 të mëngjesit, Jamaguçi ishte duke shëtitur për herë të fundit në kantierin e anijeve ?Mitsubishi?, kur dëgjoi zhurmën e një avioni në qiell. Kur ngriti kokën pa një avion bombardues amerikan B-29. Pak sekonda më vogël, avioni hodhi një objekt të vogël të lidhur me një parashutë.

Papritur, qielli u përflak. Jamaguçi e përshkroi më vonë skenën si një shkarkesë të madhe rrufeje. Ai pati vetëm pak kohë që të hidhej në një kanal. Vala goditëse e flaku tutje si të ishte një kokërr e vogël patateje. Ai ishte më pak se 3 km nga vendi ku ra bomba.

?Unë nuk e dija se çfarë kishte ndodhur. Për një fare kohe humba ndjenjat. Kur hapa sytë, gjithçka ishte e errët, dhe nuk mund të shihja shumë mirë?- i tha ai më vonë gazetës britanike ?The Times?. Shpërthimi bërthamor, kishte shkaktuar shumë pluhur dhe mbeturina.

Ai pa një re në formë kërpudhe që u ngrit mbi Hiroshimë. Fytyra dhe parakrahët i ishin djegur rëndë, ndërsa i ishin çarë të dyja daullet e veshit. Jamaguçi u end për disa minuta në atë që kishte mbetur nga kantieri i anijeve. Atje, gjeti kolegët e tij Akira Ivanaga dhe Kunijoshi Sato, që të dy të mbijetuar nga shpërthimi.

Pasi e kaluan natën në një vendstrehim, ata u zgjuan herët mëngjesin e 7 gushtit, dhe u nisën drejt stacionit të trenit, për të cilin kishin dëgjuar funksiononte ende. Rrugës panë shumë zjarre ende të ndezur, godina të shkatërruara, dhe kufoma të djegura.

Kur arriti në stacion, hipi në një tren me pasagjerë plot me djegie, dhe u nis për në vendlindjen e tij në Nagasaki. Ndërkohë e gjithë bota ktheu kokën nga ajo që kishte ndodhur në Hiroshima. Gjashtëmbëdhjetë orë pas shpërthimit, presidenti amerikan Herri Truman mbajti një fjalim publik, ku ai zbuloi për herë të parë ekzistencën e bombës atomike.

?Ajo bazohet në shfrytëzimin e energjisë themelore të Universit. Forca nga e cila Dielli merr fuqinë e tij, është përdorur kundër atyre që shkaktuan nisjen e luftës në Lindjen e Largët?- tha ai.

Bomba quhej ?Enola Gay?. Ajo ishte nisur nga ishulli Tinian në Paqësor, dhe udhëtoi 2400 km në një avion bombardues, përpara se të shpërthente mbi Hiroshima. Shpërthimi vrau në çast rreth 80.000 njerëz, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë do të vdisnin në javët që pasuan. Truman paralajmëroi në deklaratën e tij se nëse Japonia nuk dorëzohej, ajo do të përballej me një ?shi shkatërrues nga ajri, diçka që nuk ishte parë kurrë më parë?.

Jamaguçi mbërriti në Nagasaki mëngjesin e datës 8 gusht, duke shkuar menjëherë për kurim tek spitali i qytetit. Mjeku që e kuroi, ishte një shok i viteve të shkollës. Djegiet në duar dhe fytyrë të Jamaguçit ishin aq të rënda, saqë mjeku në fillim nuk e njohu.

Në fakt as familja e tij. Kur u kthye në shtëpi, duke rënkuar nga dhimbjet dhe i fashuar gjithandej, nëna e tij e mori për një fantazmë. Pavarësisht se ishte në prag të vdekjes, Jamaguçi u ngrit nga shtrati mëngjesin e datës 9 gusht, dhe shkoi të raportonte për punën e tij në zyrat e ?Mitsubishi? në Nagasaki.

Rreth orës 11, ai takoi njërin nga drejtorët që i kërkoi një raport të plotë mbi atë që kishte ndodhur në Hiroshima. Inxhinieri e rrëfeu ngjarjen siç e kishte përjetuar. Foli për dritën verbuese, shpërthimin shurdhues. Por në një moment eprori i tij e akuzoi si të çmendur.

Si ishte e mundur që një bombë e vetme të shkatërronte një qytet të tërë? Jamaguçi po përpiqej të shpjegohej më mirë, kur jashtë u dëgjua një shpërthim i ngjashëm, i pasuar nga një tjetër dritë e fortë e bardhë. Ai u shtri përtokë vetëm disa sekonda para se vala goditëse të bënte copë xhamat e godinës.

Spitali ndodhej 800 metra nga vendi i shpërthimit të bombës së dytë bërthamore. Ajo ishte edhe më e fuqishme se e para. Por siç do të mësonte më vonë Jamaguçi, peizazhi kodrinor i qytetit, e kishte zbutur disi efektin e shpërthimit kur mbërriti në zyrën ku ai ndodhej.

Inxhinieri u prek sërish nga një rrezatim i fortë radioaktiv, që më vonë i shkaktoi kancer. Pasi doli nga godina e rrënuar, Jamaguçi nxitoi të shkonte në shtëpi, për të gjetur gruan dhe djalin e tij. Ai u tmerrua kur pa shtëpinë e shndërruar në rrënoja. Por shumë shpejt mori vesh se bashkëshortja dhe djali kishin pësuar vetëm plagë të lehta.

Pak ditë më vonë Jamaguçi humbi flokët. Plagët në krahë iu gangrenizuan, dhe nisi të villte pa pushim. Ai ndodhej në një vendstrehim me familjen e tij më 15 gusht, kur Perandori i Japonisë, Hirohito njoftoi në radio dorëzimin e vendit. Ndryshe nga qindra mijëra viktima të ekspozimit nga rrezatimi, Jamaguçi gradualisht u shërua dhe vazhdoi të kishte një jetë relativisht normale.

Ai shërbeu si përkthyes për forcat e armatosura amerikane gjatë qëndrimit të tyre në Japoni, dhe më vonë dha mësim në shkollë, para se të rifillonte karrierën e tij si inxhinier në kompaninë ?Mitsubishi?. Ai dhe gruaja e tij patën edhe dy fëmijë të tjerë në vitet 1950.

Në vitin 2006 ai shkoi në Nju Jork, dhe foli para OKB-së mbi nevojën e ç?armatimit bërthamor të botës. Vdiq në vitin 2010 në moshën 93-vjeçare./ history.comPërshtatur nga CNA.al





06:44 Blog

Sa peshojnë retë?

Ne i shohim shpesh retë në qiell:retë si shtëllunga të bardh...

Lajmet e fundit nga