web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjashtë katastrofat më të mëdha industriale në histori

6 Gusht 2020, 06:41, Blog CNA

Shpërthimi i jashtëzakonshëm i të martës në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ka shkaktuar deri tani të paktën 100 të vdekur dhe mbi 4000 të plagosur. Duke qenë se shpërthimi ndodhi në portin që pozicionohet thuajse në qendër, një pjesë e mirë e qytetit është e shkatërruar.

Edhe pse SHBA-ja përmes presidentit Donald Trump hodhi dyshime mbi një shpërthim të organizuar, autoritetet vendase vijojnë të këmbëngulin se ngjarja u shkarkua nga një depozitë e madhe me 2.750 tonë nitrat amoniumi, të ruajtura në kushte jo të përshtashme në një nga magazinat e portit.

Siguria industriale, përkufizohet si tërësia e politikave për të shmangur dëmtimin e njerëzve dhe mallrave në një aktivitet industrial. Në të kaluarën, asaj i është kushtuar pak vëmendje, dhe kjo gjë ka shkaktuar shumë aksidente me pasoja katastrofike, si në aspektin e humbjes së jetës së njerëzore, ashtu edhe burimeve ekonomike, për të mos përmendur ndikimin në mjedis.

Ngjarja e Bejrutit, është sigurisht një tragjedi e madhe, por ajo nuk është më e rënda që ka ndodhur përgjatë historisë. Më poshtë keni të renditur 6 aksidentet industriale më të këqija në histori, të shkaktuara nga masat e pamjaftueshme ose jo të përshtatshme të sigurisë.

6. Shpërthimi i Opaut, Gjermani

Më 21 shtator 1921, një depozitë që përmbante një përzierje të sulfatit të amonit dhe nitratit të amonit, shpërtheu në fabrikën e njohur të kompanisë BASF në Opau, duke vrarë rreth 600 njerëz, dhe plagosur mbi 2000 të tjerë.

Vetëm pak muaj para tragjedisë, procesi industrial i uzinës kishte ndryshuar, duke përdorur një dendësi më të ulët, dhe nivele më të larta të lagështisë së përzierjes. Ky ndryshim u cilësua nga hetimi si përgjegjësi kryesor për shpërthimin e tmerrshëm.

5. Katastrofa e Kurier, Francë

Më 10 mars 1906, ndodhi aksidenti më i rëndë në minierat e Evropës. Në qytetin francez Kurier, një shpërthim në një minierë qymyri të zonës, shkaktoi vdekjen e 1099 njerëzve. Një nga shkaqet që u hipotezua si përgjegjës për aksidentin, ishte ndezja e gazit metan në praninë e një pishtari të ndezur.

4. Shpërthimi në minierën Benxi, Kinë

Më 26 prillin e vitit 1942, në minierën e qymyrit Benxi në Kinë, një shpërthim gazi, i ndihmuar nga pluhuri i qymyrit, shkaktoi vdekjen e 1549 minatorëve. Vetëm pak njerëz u vranë nga vetë shpërthimi, ndërsa shumica u asfiksua për shkak të një defekti në sistemin e ventilimit.

3. Aksidenti i Bopalit, Indi

Më 3 dhjetor 1984, mbi 40 ton gaz metil shpërthen në fabrikën e Union Carbide India Limited (UCIL) në Bopal të Indisë. Shkaqet e asaj tragjedie, iu atribuan neglizhencës dhe masave jo të përshtatshme të sigurisë industriale.

Numri i viktimave mbetet edhe sot i paqartë. Burime të ndryshme flasin për 4 deri në 16 mijë të vdekur. Ndërkohë efektet e gazit toksik, ndihen edhe sot pas 37  vitesh, tek keq-formimet trupore tek të porsalindurit dhe sëmundjet në mesin e popullatës lokale.

2. Shpërthimi në platformën e naftës në det ?Horizon Deepwater?

Cilësohet si katastrofa mjedisore më e rëndë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 20 prill 2010, platforma ?Horizon Deepëater?, pjesë e ?British Petroleum Group?, ishe duke kryer shpime në Macondo Prospect në brigjet e Luizianas.

Një shpërthim i papritur në platformë vrau 11 punonjës, dhe plagosi 17 të tjerë. Derdhja e naftës në det zgjati për 106 ditë me radhë, duke i shkaktuar dëme të mëdha jetës detare, por dhe shëndetit të popullatës lokale. Kostoja që pagoi ?British Petroleum? për atë aksident ishte mbi 62 miliardë dollarë.

1. Katastrofa e Çernobilit, Ukrainë

Më 26 prill 1986, një gabim njerëzor, i kombinuar me problemet strukturore të sistemit, shkaktoi një seri shpërthimesh brenda centralit bërthamor të Çernobilit, të cilat shkatërruan reaktorin dhe ndërtesat përreth, duke sjellë daljen jashtë të një reje të madhe radioaktive.

43 punëtorë vdiqën menjëherë, ndërsa rreth 125.000 njerëz vdiqën në vitet që pasuan nga tumoret dhe sëmundje të tjera të shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit. Mijëra ukrainas u detyruan të shpërngulen nga banesat e tyre. Çernobili është gjithashtu aksidenti më i shtrenjtë industrial në histori, pasi dëmi i përgjithshëm ekonomik që shkaktoi vlerësohet në rreth 200 miliardë dollarë./ news.gminternational.comPërshtatur nga CNA.al





06:44 Blog

Sa peshojnë retë?

Ne i shohim shpesh retë në qiell:retë si shtëllunga të bardh...

Lajmet e fundit nga