Tsutomu Jamaguçi/ Japonezi që i mbijetoi shpërthimit të dy bombave bërthamore
Kur u hodh bomba bërthamore në Hiroshima, Tsutomu Jamaguçi p...
Në fund të Luftës së Dytë Botërore, edhe ushtarakët gjermanë të rangut më të lartë, po nisnin të dyshonin mbi aftësitë komanduese të Adolf Hitlerit. Dikur një besnik ndaj Fyhrerit dhe tejet i bindur ndaj urdhrave të tij, gjenerali Ditrih Von Sholtic, zgjodhi të injorojë një nga urdhrat më të famshme të Hitlerit:ta katandiste Parisin në rrënoja.
Duke qenë komandanti i fundit ushtarak gjerman i Parisit gjatë Luftës së Dytë Botërore, Von Sholtic u urdhërua nga Hitleri në gushtin e vitit 1944 që ta rrafshonte Parisin, para se aleatët të hynin në të, pra çdo ndërtesë dhe monument historik, përfshirë Notrë Dam-in mitik.
Të paktën, kështu shkruhet në histori. Sipas ?The Local?, edhe një pjesë e konsiderueshme e francezëve i përmbahen këtij versioni të ngjarjeve. Ndërkohë, të tjerët e kanë të vështirë të besojnë se një nazist do të kishte pasur ndonjë grimë sentimentalizmi, sa për të menduar shpëtimin e Parisit.
Por a ishte Ditrih von Sholtic ndryshe, apo ishte vetëm nazisti i radhës? A ishin veprimet e tij të supozuara në Paris, simbol i kundërshtimit të tij ndaj Hitlerit? Ai e nisi karrierën e tij ushtarake patriotike shumë kohë përpara vendosjes së nazizmit në Gjermani.
Dhe siç e shpjegon edhe në librin me kujtimet të vitin 1951, refuzoi urdhrin e Hitlerit për të shkatërruar urat dhe objektet kryesore historike në të gjithë Parisin, pasi e ndjeu se Fyhreri ishte çmendur.
Nga ana tjetër, ndërsa shumë raporte duket se e konfirmojnë rolin parësor të Von Sholtic për të parandaluar shkatërrimin e Parisit, ai mori në fillim pjesë në disa nga operacionet më shkatërrimtare të ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kështu, Von Sholtic u përfshi shumë në pushtimin e Polonisë në vitin 1939, pushtimin e Francës në vitin 1940, dhe Rrethimin e Sevastopolit në vitet 1941-1942. Pas mbarimit të detyrave të tij si komandant i Trupave Panzer në Frontin Lindor në vitet 1943-1944, ai u transferua në Francë.
Pushtimi i Normandisë i tërboi nazistët, dhe Von Sholtic u urdhërua nga Berlini të mbante me çdo kusht pjesën tjetër të Francës. Kur dështoi të frenonte avancimin e forcave aleate, Von Sholtic u emërua komandant ushtarak i Parisit. Dhe në atë moment ai mori urdhrin për ta shkatërruar qytetin.
Disa orë pas urdhrit të dhënë Hitleri kërkoi me zemërim të dinte se çfarë po ndodhte. Ai i ulëriti Von Sholtic në telefon:?A po merr flakë Parisi??. ?Nëse për herë të parë nuk iu binda atij, kjo ndodhi pasi e dija që Hitleri kishte luajtur mendsh!?-shkruan ai në librin me kujtime. Dhe në fakt gjenerali gjerman nuk e shkatërroi Parisin. Më 25 gusht 1944, ai u dorëzua, dhe qyteti u rikthye francezëve.
Djali i tij, Timo Von Sholtic, ka vazhduar të përjetësojë versionin e ngjarjeve që jep babai i tij. Por të tjerët, pretendojnë se ky version është i pavërtetë. ?Nëse ai do të shpëtonte qoftë edhe vetëm Notrë Damin, kjo do të ishte një arsye e mjaftueshme që francezët t?i ishin mirënjohës. Franca zyrtarisht refuzon edhe sot e kësaj dite ta pranojë kontributin e tij, dhe këmbëngul se Parisin e çliroi lëvizja partizane e Rezistencës, me vetëm 2.000 armë kundër ushtrisë gjermane?- thotë ai.
?Im atë im ishte një ushtarak profesionist. Ai nuk ishte nazist. Ai e urrente Hitlerin, dhe kur u takuan, e kuptoi se ai qe një i çmendur?- thekson Timo Sholtic. Por jo të gjithë francezët e arsimuar, pajtohen me këtë narrativë.
?Ai e portretizon veten si shpëtimtar të qytetit?- thotë Lionel Darden, nga Muzeu i Rendit të Çlirimit. ?Por e vërteta është se ai nuk mund ta shkatërronte dot Parisin?. Darden thotë se Aleatët po avanconin me shpejtësi drejt kryeqytetit, dhe se von Sholtic thjesht nuk kishte forcat e duhura për të zbatuar urdhrat e Hitlerit.
Për më tepër, argumentojnë disa, Von Sholtic kishte rrafshuar qytete si Roterdami dhe Sevastopoli, e përse do të ndryshonte befas dhe do ta shpëtonte Parisin?. ?Ai ka krijuar një legjendë për veten e tij. Njerëzit zënë vend në histori, ose duke shpëtuar ose duke shkatërruar. Ai vendosi që miti i tij, të ishte ai i shpëtimtarit të qytetit?- thotë Darden.
Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme parizienësh e kanë pranuar gjeneralin gjerman si shpëtimtarin e tyre. Ata madje kërkuan ngritjen e një pllakate në përkujtim të tij. Për ta, ai është një hero i luftës, pavarësisht të shkuarën e tij. Ndërkohë, e vërteta mbi Ditrih von Sholtic dhe rolin e tij në shpëtimin e Parisit, ka të ngjarë të jetë diku në mes./allthatsinteresting.com–Përshtatur nga CNA.al
Kur u hodh bomba bërthamore në Hiroshima, Tsutomu Jamaguçi p...
Shpërthimi i jashtëzakonshëm i të martës në kryeqytetin e Li...
Nga Michael Roth “Der Spiegel International”* Koronavirusi n...
Nga Giancarlo Sturloni “Wired”* Gjashtë muaj pas rasteve të ...
Hapja e Kutisë së Pandorës, është një metaforë shumë e përdo...
Përdhunimi është një krim shumë delikat për t’u analizuar. N...
Nga Ryan Cooper “The Week”* Për javë më radhë, Evropa Perënd...
Nga Frederick Kempe “CNBC”* Pavarësisht gjithë fokusit legji...
Të gjithë duam punën më të mirë që mund të gjejmë, dhe shumi...
Sofokliu, ishte një dramaturg që jetoi në Greqinë e Lashtë g...
Frika e fortë e koronavirusit të ri, duket pothuaj po aq e p...
Teksa rastet me Covid-19 vazhdojnë që të rriten në SHBA, mun...
Në tetorin e vitit 1962, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik ishin...
Nga Dominik Green “The Spectator”Pse Shtetet e Bashkuara duh...
Studiuesit në mbarë botën, janë në një garë të fortë se kush...
Nga Mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës, Hirësi JoaniAngjeli...
Rreth 35 për qind e popullsisë botërore, i nget sot makinat ...
Ne i shohim shpesh retë në qiell:retë si shtëllunga të bardh...
Nga Kevin R.Brock “The Hill”* Duke i kërkuar ndjesë Uinston ...
Për herë të parë BE po e shoqëron respektimin e vlerave them...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...