Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Në seancën e dytë dëgjimore, gjyqtares Alkelina Gazidede iu vu në dukje një denoncim që ngrinte dyshime për njëanshmëri në dy vendime të prishura nga Gjykata e Lartë dhe dyshimet për konflikt interesi. Gazidede mohoi akuzat, ndërsa kërkoi të konfirmohej në detyrë.
Nga Vladimir Karaj
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidede u përball në një seancë të dytë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një denoncim që ngrinte dyshime për konflikt interesi dhe gjykim të çështjeve të njëjta në dy shkallë të gjyqësorit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Suela Zhegu kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Firdes Shuli anëtare, bëri me dije se çështja ishte shtyrë, pikërisht për shkak të denoncimit të marrë në ditën e seancës dëgjimore të 10 janarit 2020.
Sipas denoncuesit, Gazidede kishte shqyrtuar si gjyqtare e Shkallës së Parë dhe më pas si gjyqtare e Apelit dy çështje të njëjta, duke dëmtuar paanshmërinë e procesit. Sipas denoncimit, Gjykata e Lartë që kishte shqyrtuar ankimin e palëve, e kishte përdorur këtë si argument për prishjen e vendimeve të Apelit. Po ashtu, denoncuesi pretendonte se Gazidede ishte në konflikt interesi dhe se kishte gjykuar çështje me palë kompaninë Albtelekom, në të cilën kishte aksione. Gazidede i kundërshtoi akuzat. Ajo tha se për një nga çështjet, gjykimi i saj kishte qenë i arshivuar dhe edhe pse palët ishin të njëjta dhe objekti i saj i ngjashëm.
Gazidede tha se në rastin e dytë, ajo nuk kishte gjykuar çështjen siç përmendej në denoncim, por kishte zhvilluar vetëm një seancë paraprake. Gjyqtarja tha se kjo seancë kishte dështuar, pasi palët nuk kishin qenë të pranishme dhe pas kësaj ajo kishte kaluar në dhomën penale dhe çështja ishte rishortuar. E pyetur nga relatorja se pse Gjykata e Lartë kishte vendosur të prishte vendimet e Apelit Administrativ, nisur edhe nga prania e saj në këto çështje më herët, Gazidede tha se ?Gjykata e Lartë nuk kishte pasur arsye ta shikonte kaq thellë rastin?. Ajo vuri në dukje se vendimet kishin qenë unanime dhe se prania e saj nuk kishte ndikuar në proces. Gazidede po ashtu mohoi akuzat për konflikt interesi për shkak të aksioneve në kompaninë Albtelekom. Ajo tha se aksionet, prej të cilave ishte hequr dorë, ishin të papërfillshme.
?Janë vetëm 0.000333 për qind,? tha ajo, duke theksuar se ishin përfituar nga bashkëshorti si punonjës i kompanisë kur ajo ishte shtetërore. Ajo shtoi se vlera e tyre ishte e vogël dhe se asnjëherë nuk kishin përfituar dividentë nga kompania. ?Nëse de jure vlerësohet si shkelje, de fakto s?ka pasur pasoja,? shtoi jo, duke theksuar se vlera e aksioneve kishte qenë vetëm në letër. Gazidede e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës. Ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në nëntor 2013 me dekret të Presidentit të Republikës.
Në janar të këtij viti ajo u përball në seancë dëgjimore me një raport negativ nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Konfliktit të Interesit, ILDKPKI dhe me barrën e provës për disa prej pasurive. KPK vuri në dukje disa mosdeklarime dhe mungesë burimesh. Gjyqtarja pretendoi se mosdeklarimet ishin ?gabim njerëzor?, ndërsa kërkoi të merreshin parasysh punë dhe të ardhura që nuk ishin parë nga Komsioni.
Edhe në këtë seancë, asaj iu vu në dukje si konflikt interesi pasja e askioneve, ndërsa u tha se i ishte kaluar barra e provës edhe për një sërë gjetjesh në kriterin e profesionalizmit. Gazidede ka kërkuar në të dy seancat konfirmimin në detyrë. Vendimi pritet të njoftohet më 10 korrik 12.00.
Në vendin tonë shpesh, institucionet të cilat duhet të bëjnë...
Gjyqtarja Alkelina Gazidede e Gjykatës Administrative të Ape...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Becaj, po zhvillon...
Albana Shtylla është zgjedhur në krye të Kolegjit të Posaçëm...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot disa vendime ...
Në një kohë kur mungon ende ngritje e Byrosë Kombëtare të He...
Një tjetër rast hakmarrje duket se ka sjellë përplasje mes p...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit ka konfirmuar në detyrë g...
Komisioni i Pavarur i Kulifikimit ka vendosur shkarkimin nga...
Gjyqtarja e gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari k...
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka dalë sot p...
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, ka dalë sot ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu kanë krijuar shoqatën “Dr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kofirmuar në detyrë pr...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...