web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza ekonomike pas pandemisë/ Basha takim me përfaqësinë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë

31 Maj 2020, 08:46, Politikë CNA

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Basha bën me dije se diskutuan për krizën ekonomike pas pandemisë Covid 19 dhe për alternativat për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare.

Sipas tij, ata shprehen shqetësimin e tyre se Paketa 1 dhe 2 të ndërmarra nga qeveria kanë qënë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi.
Basha thekson se opozita e ka një plan konkret për rimëkëmbja ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve

?Me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë diskutuam për krizën ekonomike pas pandemisë Covid 19 dhe për alternativat tona për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Ata shprehen shqetësimin e tyre se Paketa 1 dhe 2 të ndërmarra nga qeveria kanë qënë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi. Masa e financimit është shumë e ulët ndërsa pengesat burokratike i kanë bërë ato të pazbatueshme. Si rrjedhiojë, sot në kohë emergjence financimi i ekonomisë është inekzistent, ndërsa sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje.
Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi ti harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin.
Unë dhe opozita e kemi një plan konkret për rimëkëmbja ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve: ky është është prioriteti absolut i progranmit tonë ku përveç ndihmës financiare për të kapërcyer krizën ne do të ofrojmë edhe instrumentat dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët?, shkruan Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga