web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ngërçi” për Zgjedhoren/ Propozimi i Manjanit: Po të kishte dy pare mend në kokë…

31 Maj 2020, 06:36, Politikë CNA

Ish ministri i Drejtësisë,Ylli Manjani thotë se në tryezën e Reformës Zgjedhore toleranca duhet të kërkohet më shumë nga partia e vetme që zotëron shumicën.

Sipas Manjanit përdorimi i teknikës elektronike për identifikim e votim do ishte një gjë e mirë, ndër të tjera edhe për ç’tensionimin politik të komisioneve.

Ish ministri thekson se ndoshta si rrugë kompromisi mund të ishte që të paktën të bëhej identifikimi biometrik i zgjedhësve, dhe komisionet të ishin miks me punonjës shteti dhe përfaqësues partish.

?Një propozim për kompromis.
========
Në një tryezë dialogu, nëse je vullnetmirë duhet të tolerosh.
Tek reforma zgjedhore toleranca duhet të kërkohet më shumë nga partia e vetme që zotëron shumicën. Ajo është kapur në flagrancë duke vjedhur vota. Ndaj, nëse e ka seriozisht reformën zgjedhore sipas kërkesave të Europës, duhet të tolerojë.
Po të kishte dy pare mend në kokë do ti duhej ti linte opozitës një letër të bardhë në tryezë me ftesën “shkruaje ti reformën e dashur opozitë”. Por kjë është e tepërt për pushtetin e degjeneruar tashmë.
Sidoqoftë dy konsiderata teknike mbi çështjet që i ndajnë palët ja vlen ti shqyrtojmë.
Përdorimi i teknikës elektronike për identifikim e votim do ishte një gjë e mirë, ndër të tjera edhe për ç’tensionimin politik të komisioneve.
Në një vend ku proceset ndodhin elektronikisht merr kuptim edhe ideja e depolitilizim të komisioneve.
Pra këto dy procese janë llogjikisht të lidhura ngushtë. Që do të thotë se nëse votimi e identifikimi bëhen prap manualisht, llogjikisht duhen më shumë njerëz që të administrojnë zgjedhjet. Duke qenë se nuk kemi kaq njerëz jo politikë, do të duhet të ruajmë të njëjtën përbërje komisionesh, pra me propozime partish.
Kjo është llogjika dhe opozita në këtë rast ka të drejtë që insiston tek teknologjia. Vetëm kështu merr kuptim depolitizimi një nje mjedis tërësisjt politik dhe me nënpunës shteti militantë të partisë së vetme që qeveris.
Nuk ka kuptim që në emër të depolitizimit të bëhen komisionet e zgjedhjeve monopartiake!!! Kjo do ishte pastaj katastrofë elektorale jo reformë.
Fshehja tek thënia “nuk na lë ODIHR të vendosim 100% teknologji” më duket justifikim. Por nëse do to qëndrojnë këtij jistifikimi, atëhere nuk ka kuptim të flitet për depolitizim komisionesh. Sepse ODIHR nuk ka thënë që depolitizimi është kur komisionet i merr vetëm partia që qeveris.
Ndoshta si rrugë kompromisi mund të ishte që të paktën të bëhej identifikimi biometrik i zgjedhësve, dhe komisionet të ishin miks me punonjës shteti dhe përfaqësues partish.
Ndërsa sa i takon kolegjit zgjedhor, sugjerimi im është që të mos ketë trupë gjyqsore të parazgjedhur si deri më sot, por të gjithë gjykatësit që sot gjykojnë në gjykatat e apeleve të kondiderohet edhe anëtarë të kolegjit zgjedhor. Ata përzgjidhen me short kur ka çështje zgjedhore konkrete.
Debati me vetting, pa veting në këtë rast shmanget. Siç gjykojnë çështje nomrsle do gjykojnë edhe për zgjedhjet. Ngritja e një kolegji paraprakisht me gjyqtsrë të vetuar, në thelb është kontroll mbi proçesin zgiedhor. Ndaj duhet rritur numri i gjykatësve që mund tu bjerë shorti.
Ja kaq.
Ndoshta me këto dy propozime mund të arrihet një kompromis për çështjet që i ndajnë palët?, shkruan Manjani./CNA.al





Lajmet e fundit nga