web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD asnjë propozim për Sistemin Zgjedhor

30 Maj 2020, 19:48, Politikë CNA

Burime zyrtare nga Këshilli Politik i cili merret me Reformën Zgjedhore i thanë CNA.al se nuk ka asnjë propozim nga Oerd Bylykbashi si përfaqesues i Partisë Demokratike për Sistemin Zgjedhor.

Asnjeherë në asnjë rast, Bylybashi nuk ka propozuar asnjë sistem. Më shumë, detajet kalojnë në çështje teknike, sesa në faktin se çfarë Sistemi Zgjedhor duhet.

E vetmja që ka bërë një propozim është Rudina Hajdari.

Por edhe pala tjetër, vetë socialistët nuk kanë bërë asnjë propozim për ndryshimin e sistemit, megjithëse këtë, ashtu si në diskutimet e mëparshme e kanë thuajse të mbyllur.

Pra një marrëveshje në heshtje midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për të ruajtur sistemin akutal zgjedhor, atë proporcional rajonal, me lista të mbyllura që shihet si sistemi që forcon më shumë kryetarët në krye të partive politike./CNA.al





Lajmet e fundit nga