web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Nuk ka konsensus mes palëve

30 Maj 2020, 19:12, Politikë CNA

Ka përfunduar pas katër orësh diskutime mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Mbledhja me dyer të mbyllura ka nisur që prej orës 17.00, ndërsa këto janë orët vendimtare ku palët duhet të bien dakord mes tyre dhe të hartojnë një draft final që t?jua paraqesin ndërkombëtarëve.

Burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se Rudina Hajdari ka insistuar në ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke u bazuar te sistemi danëz i propozuar ditë më parë dhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim.

Gjithashtu, Hajdari ka kërkuar që të hapen dhe listat, në mënyrë që qytetarët të zgjedhin vetë cilin kandidatë do të votojnë.

PD insiston në kërkesën e saj për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje dhe për të shtrirë identifikimin biometrik të zgjedhësve në gjithë vendin.

Kjo kërkesë nuk është pranuar nga PS, e cila i qëndron propozimit të ODIHR se aplikimi i teknologjisë duhet të jetë gradual.

E diela, 31 maj 2020, është edhe afati i fundit që palët politike i kanë vendosur vetes për përfundimin e kësaj reforme./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga