web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk kam asnjë vlerësim pozitiv”/ Bamir Topi tregon kush është kryeministri më i keq i tranzicionit

30 Maj 2020, 16:10, Politikë CNA

Ish-presidenti Bamir Topi e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si kryeministrin më të keq që ka pasur Shqipëria, gjatë periudhës së tranzicionit.

I ftuar në emisionin ?Kjo Javë? në News 24, Topi tha se nuk ka asnjë vlerësim pozitiv për Ramën.

?Rama është kryeministri më i dobëti i periudhës së tranzicionit. Ai ka implementuar një kulturë politike provinciale, në administratë dhe komunikim publik. Më kujton filmin ?Koncert në 1936?. Nuk kam asnjë lloj vlerësimi pozitiv. Ka vepruar shumë dobët. Sot Shqipëria nuk ka institucione. Mund të kesh institucione të dobëta, por të krenohesh sot që ske instiutcione dhe Gjykatën Kushtetuese nuk ka pse ta zëvëndësojë Venecia.?.-tha Bamir Topi.

I pyetur nëse e shikon Bashën nesër kryeministër, Bamir Topi tha se nuk shikon një opozitë të gatshme për të krijuar premisat për të ardhur në pushtet.

?Nuk merrem personalisht me Bashën por nuk shoh një opozitë të gatshme për të krijuar premisat për të ardhur në pushtet. Kanë shkuar në Këshillin për Reformën, për të kënaqur orekset e kryeministrit. Nuk më intereson kush vjen, por ai që vjen duhet të vijë në rrugë demokratike, duhet të ketë garë të pastër.?-tha Bamir Topi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga