web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vasili i zhgënjyer nga tryeza për Zgjedhoren/ “Duan t’i mbushin e ti numërojnë vetë kutitë”

30 Maj 2020, 19:36, Politikë CNA

Përfaqësuesi i LSI në Këshillin Politik, Petrit Vasili, duke folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes u shpreh se PS kërkon të legjitimojë zgjedhjet e 2021 si zgjedhjet e 30 qershorit.

“Mazhoranca kërkon të legjitimojë eksperimentin e 30 qershorit ku numëruesit dhe komisionerët e qeverisë të bëhen me ligj. PS me një votim korrekt nuk i fiton zgjedhjet. Tani kërkon të mbushë kutitë në tavolinë e të numërojë votat vetë ashtu si bëri në 30 qershor.

Opozita nuk tërhiqet nga standardet bazike dhe të hyjë në një rrugë pa krye. Sot ka vetëm një strategji të PS ta minojë reformën zgjedhore dhe të shkojë drejt logjikës së faktit të kryer”, u shpreh Vasili./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga