Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Një rrëfim nga Stefano Benni
Mirëmbrëma. Unë jam Mentoni juaj dhe sonte jemi këtu për një debat shumë të rëndësishëm. A kemi siguri për atë që ka ndodhur dhe do të ndodhë, apo mos vallë po endemi nëpër errësirë? Për këtë arsye kemi thirrur ekspertët më të mirë të sektorit. Virologun Pandora, epidemiologun Pestis, mikrobiologun Zeiss, teknikun e futbollit Zanna dhe pneumologun Fumacchia. Dhe këtu në të djathtën time janë statisticieni Gufi, gjenerali Ascella ekspert i luftës bakteriologjike, dhe gjeometrin Metris ekspert në matjen dhe përfaqësimin e njerëzve të zakonshëm. Fjalën e keni ju.
VIROLOGU PANDORA: Gjëja e parë që dua të them është se maska është e domosdoshme. Fakti që prej muajsh nuk gjejmë një të tillë, është provë e faktit që është shumë e çmuar, ose që dikush ka organizuar ndonjë karnavale pa e ditur ne. Maska na mbron nga Covid.
EPIDEMIOLOGU PESTIS: Maska duhet të mbahet vetëm një herë, përndryshe shndërrohet në fole bakteresh. Ose futeni në lavatriçe me dhjetë kilogramë alkool, ose do të bëhet një bartëse e mëtejshme e infeksionit.
ZEISS: Maska vlen vetëm në shtatë metra e gjysmë distancë, dhe nuk duhet të ketë në mes pengesa apo ngarkesa alegorike, përndryshe është e kotë.
METRIS: Maska duhet të jetë një metër e 723 centimetra distancë.
ZANNA: Për këtë arsye është e domosdoshme që të rifillojë kampionati i futbollit, duke qenë se penalltitë goditen nga 11 metra dhe si të tilla janë të painfektueshme.
PESTIS: Pusho, ti dhe ai gjeometri që nuk hyn fare këtu, jeni idiotë. Ju kujtoj se koronavirusi nuk është veçse një lloj gripi i maskuar, çdo vit vdesin mijëra pleq, të bëjmë llogaritë dhe do të shihni që numrat janë të barabartë, po dramatizojmë për faj të nekrofilëve dramatizues.
PANDORA: Ti je një shkencëtar i lodhur. Më kujtohen eksperimentet e tua që bashkonin qelizat e lakuriqëve të natës dhe bretkocave dhe jepnin si rezultat një virus me formë Pokemoni. Nuk do habitesha sikur një prej këtyre monstrave të vogla të kishin dalë nga laboratorët e tu.
ASCELLA: Kemi provën që kinezët zotërojnë bombën bakteriologjike dhe janë gati të pushtojnë botën me virusin al vasabi. Kanë një ushtri të madhe. Dhe ne rrijmë këtu e flasim si budallenj.
MENTONE: Ju lutem, mos u nxehni.
FUMACCHIA: Me që ra fjala, po ju kujtoj se ai llumi, Zeiss, tha se virusi vdes me të nxehtin, ndërkohë që është e njohur tashmë që i ftohti e bezdis, në Antarktidë është gjetur vetëm një, në lëkurën e një ariu të bardhë, ndërkohë që në diskotekat e Los Angelesit gëlojnë.
PESTIS: Ti je një i paaftë. Ke thënë gjithmonë që duhet të rrijmë në shtëpi, por shtëpia bëhet burg dhe një vatër infeksioni. Duhet të dalim. Cilido mund të marrë një avion për në Antarktidë apo në Hawai dhe të bëjë shëtitje atje. Do të ndihet më mirë.
MENTONE: Ju lutem. Të mos u ofrojmë një spektakël kaq të dhimbshëm atyre mijëra mjekëve dhe infermierëve, që çdo ditë luftojnë dhe kurojnë me kurajë dhe vetëmohim këtë pandemi. T?i respektojmë.
ZANNA: Dhe atyre u mohohet edhe kënaqësia e ndeshjes së futbollit të të dielës.
MENTONE: A do mbërrijmë në temë apo jo? Jemi shkencëtarë apo fallxhorë. Dhe ti, Canaria, pse rri gjithmonë i heshtur? Kur e parashikoni pikun e infeksioneve?
CANARIA: Më keni thirrur sepse jam ekspert i pikeve. Por unë e kam fjalën për pikun në kuptimin e zogjve, jam një ornitolog.
PANDORA: Ja se si organizoni emisionet, llum. Do e them unë fjalën e fundit: Covid është një kokteil lakuriqi nate kinez dhe ketchup-i, duhet me ndejt mbyllur në një shtëpi të paktën tre katëshe me pishinë dhe aparat Domopak.
PESTIS: Koqe, koronavirusi është një ftohje banale e pompuar nga media, duhet të shkojmë të bëjmë ski duke e mbajtur skiatorin tjetër dhjetë metra larg dhe me maskë slalomi.
ASCELLA: Koronavirusi është frut i një komploti amerikano-ruso-kinez për të pushtuar Evropën dhe duhet t?u shpallim luftë këtyre vendeve.
METRIS: E vetmja mbrojtje është të rrijmë në radhë në supermarket me një këmbë, i bën mirë qarkullimitt të gjakut, të mos blejmë kurrë djathëra me yndyrë dhe të mos e çajmë kokën për dekretet. E thotë gjyshja ime që është 92 vjeç.
MENTONE: Dakord, në fund marrim mendimin e një politikani. I nderuari Salvavini, çfarë duhet të bëjmë?
SALVAVINI: Më duket e qartë për të gjithë. Në jug marrin shumë frymë, flitet shumë dhe i marrin shumë oksigjen veriut që punon. Sa më pak frymëmarrje dhe zanore, sa më shumë bashkëtingëllore dhe shfryrje, tingulli i lodhjes. Duhet një dekret që të rregullojë frymëmarrjen.
Shpërthejnë të qeshura, me ulërima dhe sharje në sfond.
MENTONE: Të diskutosh është e nevojshme, edhe kur duket qartë se shkencëtarët tanë janë të ndarë tashmë nga një polemikë e fuqishme. Harrojeni këtë të qeshur. Lajeni ekranin e televizorit me dezinfektant, rrini në shtëpi dhe shkoni të flini me një maskë të Groucho Marxit. Natën e mrië dhe mbi të gjitha rrini në shtëpi. / La Repubblica ? Bota.al
Shkencëtarët në të gjithë botën janë në garë kundër kohës pë...
Për shkak të pandemisë pasojat e ndryshimit të klimës sikur ...
Përcaktimi më i shkurtër për fenë është të ndalësh një çast....
Nga fjalimi i presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, m...
Historia e rrethimit dhjetëvjeçar të Trojës, e bukurisë së H...
Gjatë muajit prill Këshilli i Sigurimit të OKB zhvillon taki...
Kriza e Coronës do të çojë në një ndryshim epokal dhe nisur ...
Komisioni i BE-se e ka hedhur në letër strategjinë daljes ng...
Ndërsa virusi i koronës përhapet në të gjithë botën, Koreja ...
* Dr.Pol Ofit, Drejtor i Qendrës së Edukimit mbi Vaksinat në...
Qyteti i Konstandinopojës, Stambolli i sotëm, u themelua nga...
Në Rusinë sovjetike, duhet të ishte një i çmendur nëse doje ...
Presidenti amerikan, Herri Truman, nënshkroi Planin Marshall...
Nga Adam Tooze “Foreign Policy”* “Kjo është kriza e parë e m...
Nga Mattia Ferraresi “Foreign Policy”* Italia është një terr...
1 Prilli njihet në Shqipëri si Dita e Gënjeshtrave, ndërsa n...
Nga Alisa Muzergues “Emerging Europe”Në kushte normale, lajm...
Nëse e imagjinoni për një moment gjithë historinë njerëzore ...
Një pjesë e vendeve po grumbullojnë artikuj ushqimesh për të...
Koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen e Covid-19, është n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...